15 Qershor

Besoji Zotit!

Vargu i ditës: "Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen." Fjalët e Urta 16:3

E mban mend kur ke qenë i vogël? Si i bëje gjërat para njerëzve më të besuar, mamit, babit, gjyshes dhe prisje miratimin e tyre? Ndonjëherë mund të merrje edhe ndonjë kritikë tek - tuk për gjërat që nuk i bëje edhe aq mirë.

A mendon se mund të ndodhë e njëjta gjë sot? Ti përpiqesh të bësh veprime të mira por seç ndodh diçka dhe gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë. Ti ke një plan dhe bën çmos për të arritur atje, por ndodh diçka rrugës që të bën të tërhiqesh ose ta lësh fare atë që kishe nisur. Atje ndoshta ti fillon të mendosh: "Po të ishte ai/ajo që do të bënte këtë gjë që po mundohem unë, do ta kishte arritur me kohë. Sikur të ishte e mundur që në provim të hynte shoku im ekselent, me siguri do ta kisha mbaruar shkollën tani." Pra ti, do t'ja besoje veprimet e tua atij personi edhe pse kjo do të thoshte që jeta jote është në lojë.

Dikush ka thënë: "Besimi është i vështirë, por të dish kujt t'i besosh është akoma edhe më e vështirë."

Ti e di kujt mund t'i besosh. Ti e di se planet e tua janë të sigurta me Perëndinë. E di që ndoshta është e vështirë për ty ndonjëherë të dish kujt t'i besosh, por e vërteta është se Perëndia është aty për ty dhe me ty dhe ka premtuar se nuk do të të lërë dhe nuk do të të braktisë. Ai kalon bashkë me ty nëpër stuhi dhe sfida, por gjithashtu është aty edhe në rrugëtimin e planeve të tua dhe të suksesit tënd. Besoji Perëndisë, vazhdimisht.  

Pëshpërit Një Lutje:

O Atë, të falënderoj për atë që Ti je Perëndi. Faleminderit që mund të kem dikë që mund të mbështetem dhe t'i besoj veprimet e mia, jetën time. Zot, unë do të mbështetem tek ty dhe do të udhëtoj me ty nëpër ditë të mira dhe ditë me shi. Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>