16 Qershor

Mbështetu te Zoti!

Vargu i ditës: "Ki besim te Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua." Fjalët e Urta 3:5-6.

Sa herë mund të të ketë ndodhur që gjykimi yt të ka çuar në ca drejtime që nuk duheshin? A të ka ndodhur që thua: "Bobooo ia futa kot edhe kësaj rradhë!" Mos e ngri dorën, e di që të ka ndodhur, sepse me shumë gjasa u ndodh të gjithëve. 

Gjykimi ynë varet shpesh edhe nga emocionet tona, nga gjërat që i duam dhe nga ata që jemi më të lidhur. Është shumë e zakonshme që kjo të përsëritet. Ajo shprehja jonë: "Pyet 7-të a 8-të dhe bëj si di vetë!" është e mirë deri diku, por a e ke menduar ndonjëherë ç'do të ndodhte nëse edhe ata 7-të a 8-të do ta kishin gabim? Ku mund të mbështetesh?

Dikush ka thënë: "Stuhia është vendi ku do ta gjesh veten kur gjykimi yt nuk është i duhuri."

Perëndia është personi ku mund ta mbështetësh gjykimin tënd dhe mund të jesh i sigurt për rezultatin. Ki besim te Zoti me gjithë zemër, pranoje në të gjitha rrugët e tua sepse ai do të drejtojë shtigjet e tua. Pra për të patur një gjykim të mirë, sipas Perëndisë, duhet të bëjmë pjesën e parë të vargut si edhe ta pranojmë në të gjitha gjërat. 

Pëshpërit Një Lutje:

O Atë, unë të dua Zot. Unë të dua dhe do të të pranoj në të gjitha rrugët e mia. Unë e di Perëndi se ti do të drejtosh rrugën time dhe do të mbështetem në gjykimin tënd Zot, jo në gjykimin tim. Lutem që do ta kem të ngulitur këtë çdo ditë të jetës sime. Lutem në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

    Abonohu me Email

    >