4 Korrik

Dua drejtësinë tënde!

Vargu i ditës:"Le t'i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje." Hebrenjve 4:16

E gjen dot se kur kujtohesh se ke vërtet disa njerëz në jetën tënde? Atëherë kur je në ditë të keqe, kur je në kohë nevoje. Sepse nuk ka asnjë njeri që nuk mund të ketë nevojë për asgjë. Të gjithë kanë nevojë për diçka në momente të ndryshme të jetës.
Periudha të ndryshme janë vërtet të vështira dhe vërtet që duhet të jemi të përgatitur për gjërat që do të vijnë sepse sado të shtyhen, ato do të vijnë një ditë. Duhet të kemi guximin për t'iu afruar te Perëndia, për të marrë nga Ai gjërat që duhen sepse Hiri na duhet në kohë nevoje... 

Dikush ka thënë: "Për të fituar forcë në shtrëngimet tona, duhet të kemi një perspektivë pozitive sa i përket shpëtimit. Duhet të kuptojmë që kemi një Shpëtimtar në të cilin mund të besojmë dhe mund t’i drejtohemi në kohë nevoje."

I vetmi vend ku mund të drejtohemi në kohë nevoje është Perëndia. Ndoshta mund të mendosh se ke shokë/shoqe, njerëz të tjerë, llogari të "lezetshme" në bankë, por do të ketë momente kur këto nuk do të pijnë ujë. Ajo që duhet është të ndërtosh një marrëdhënie me Perëndinë dhe të jesh gati në kohë nevoje, për ta patur Perëndinë aty, që të ecni bashkë drejt stuhisë.

Pëshpërit Një Lutje

O Atë, të falënderoj që përgjigjesh në kohë nevoje dhe je pranë meje. Faleminderit që më ke dhënë mundësinë që të vij te froni i hirit për të kërkuar mëshirë dhe për të gjetur hir të cilin ti e jep pa kursim. Qofshin plot hir të gjitha ditët e jetës sime. Amen


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>