5 Korrik

Dashuria Jote!

Vargu i ditës: "Askush s'ka dashuri më të madhe nga kjo; të japë jetën e vet për miqtë e tij." Gjoni 15:13

Nuk ka fjalë që është keqpërdorur më shumë shumë sesa fjala "Dashuri". Thuhet, flitet në emër të saj, shumë poema janë shkruar dhe libra dhe deklarata duke e cilësuar edhe si eliksiri i jetës. Por ka një problem; kur është kaq e rëndësishme, pse atëherë kemi kaq shumë ligësi, divorce, tradhëti? Çfarë ndodh? 
Diçka ndryshoi rrugës. Sepse dashuria nuk mund të qëndrojë vetëm te fjalët, duhet të ketë patjetër vepra. Edhe nuk ka dashuri më të madhe sesa vetë-sakrifikimi. Kohët na kanë treguar se si shumë persona kanë dhënë jetën për dikë tjetër, dëshmorët, prindërit për fëmijët dhe lufta në Ukrainë ndoshta na jep edhe një pamje akoma më të freskët për këtë... 

Dikush ka thënë: "Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë, është të shpëtojmë jetë!"

Jezusi erdhi në tokë dhe e dha jetën e Tij për ne. Vargu thotë për miqtë; e vërteta është se Jezusi na quajti miq, por kjo shkon shumë më shumë se kaq. Jezusi sakrifikoi gjithçka dhe për të gjithë... Për të gjithë botën, për të gjithë brezat dhe premtoi se do të jetë me ne deri në mbarimin e kohës. Kjo është dashuria më e madhe sepse dashuria duron gjithçka dhe jep gjithçka... 

Pëshpërit Një Lutje

Perëndi, faleminderit që dërgove Birin të japë jetën për mua. Jezus, ti durove gjithçka për shkak të dashurisë që ke për mua dhe të jam përjetë mirënjohës... Zot, lutem që do ta kujtoj sakrificën tënde, dashurinë tënde dhe se do të dua siç Ti deshe... Lutem në emrin Tënd, Jezus... Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>