Vargu i ditës: "Duajeni njëri - tjetrin me dashuri vëllazërore; në nderim tregoni kujdes njëri me tjetrin." Romakëve 12:10
Dashuria mendohet se është e natyrshme por me raste kjo ndryshon; sepse për ta dashur dikë do të duhet që edhe ai të të dojë ty apo jo?! Kjo është e natyrshme, ta duash kur ai të do kur flasim për ta dashur me dashuri vëllazërore dikë dhe ta nderojmë...
Të duash dikë dhe t'i japësh nderim është e vështirë. Duhet përkushtim dhe duhet të kalosh shumë gjëra që të arrish të duash dhe të bësh atë lloj paqeje me veten sepse në shumë raste do të të duhet ta bësh këtë gjë përditë.
Dikush ka thënë:
"Të duash njëri - tjetrin... nuk kemi nevojë më shumë për udhëzime, por kemi nevojë për shembuj!"
Pali këtu është duke na thënë ta duam njëri - tjetrin me dashuri vëllazërore dhe ta nderojmë njëri - tjetrin gjithashtu dhe përtej këtij vargu, në mund të lexosh më shumë mbi këtë personazh, Palin (e gjen në Dhjatën e Re) shohim që Pali jo vetëm e thotë këtë por e bën vetë së pari dhe kjo është dashuria që kërkon përkushtim dhe mund të vijë natyrshëm vetëm nëse i përket Perëndisë, vetëm nëse Fryma e Shenjtë banon në ty... A je gati të duash në këtë mënyrë?
Pëshpërit Një Lutje
Perëndi faleminderit që me deshe aq shumë sa dërgove Birin tënd të më shpëtojë dhe faleminderit që më riktheve dinjitetin, që më nderon me dashurinë tënde. Zot lutem që do të kem këtë në mëndje sot... Do të dua siç do Ti dhe do të nderoj siç ti bën me mua. Amen.