15 Korrik

Do Të Bëj Për Qytetin—Fshatin—Lagjen Time Siç Bëri Nehemia!

Nëse po të shtyn Perëndia për të bërë diçka për qytetin, fshatin, lagjen tënde, udhëtimi i Nehemias është model i mirë për t'u marrë. Ja sesi u kujdes ai për qytetin e tij, nga Nehemia kapitulli 1 dhe 2.

1. Nehemia gjeti problemin. Gjeti informacionin e duhur dhe kur pa gjendjen qau dhe problemi  i atij qyteti u bë problemi i tij.
Mëkati është problemi më i madh i këtij qyteti, i cili i ka ndarë njerëzit nga Perëndia dhe është shkaku i shumicës së problemeve në këtë qytet. Së pari, gjej çdo informacionin të mjaftueshëm për qytetin-fshatin ku je, nga faqja e bashkisë së Tiranës, "Wikipedia", media sociale... Pasi ta kesh gjetur gjithë informacionin, a të prekin faktet që gjete? Apo janë thjesht fjalë? 

2. Nehemia kaloi kohë në lutje. Gati direkt pasi e mori vesh situaten filloi të lutej, rrëfeu fajet e tij dhe të njerëzve. Kërkoi favorin e Perëndisë. Unë besoj që ndërsa po kalonte kohë me Perëndinë ai mori vizionin dhe planin e rregullimit të murit të qytetit të tij.
Lutu direkt, në momentin sa të gjesh të gjithë informacionin e duhur në lidhje me qytetin tënd. Ide: po sikur të kalosh 40 ditë në lutje dhe agjërim? Dhe ndërsa do të kalosh kohë me Perëndinë, Ai do të japë vizion për këtë qytet—fshat—lagje, një vizion akoma më të qartë sesa ai që ke tani, vizion që është shumë i madh, aq i madh saqë mund të realizohet vetëm me ndihmën e Perëndisë. 

3. Nehemia takoi persona kyç dhe me influencë. Nehemia 2:4-5 “...iu luta Perëndisë së qiellit, dhe i thashë mbretit...” Në çdo lloj drejtimi njerëzit kyç ose të ndihmojnë ose të prishin punë. Nehemia pasi mori mbështetjen, burimet dhe lejen nga mbreti, ai zgjodhi dhe u mor me njerëz të tjerë kyç, të cilët i mori më vete në udhëtim. Kush janë personat kyç të qytetit, lagjes, pallatit, fshatit tënd? Kur do t'i takosh ato? 

4. Nehemia e vlerësoi situatën i vetëm, planifikoi, vlerësoi dëmin dhe përsëri ishte vetëm, sepse s’donte ndërprerje apo këshilla nga të tjerët në këtë pikë të të vizionit të tij. Shko diku vetëm dhe bëj analizën e situatës, vlerëso ku janë njerëzit, planifiko, ku do të synojmë dhe si do veprojmë, .... 

6. Nehemia takoi njerëzit dhe ndau vizionin, se çfarë do të bënte, shpjegoi përfitimet mbrojtëse dhe frymërore. Në fillim me drejtuesit një nga një. Pasi ta kesh marrë vizionin dhe ta dish saktë se ku do të shkosh, fillo që të ndash vizionin se çfarë do të bësh dhe trego përfitimet gjithashtu. Çfarë do të ndodhë kur të arrihet ky vizion.  

7. Nehemia i inkurajoi me sukseset që kishte patur deri tani. Suksese nga Perëndia dhe personat kyç. Nehehemia 2:18 U tregoi për dorën e Perëndisë, e cila kishte qenë e mirë përmbi të dhe gjithashtu fjalët mbështetëse të mbretit që i kishte premtuar dhe dhënë gjërat që i duheshin Nehemias. Inkurajoi ata që duan të përfshihen (sfidoji por mos i “detyro”) në këtë projekt-gjë të re, kishë të re, shëbesë duke u treguar sukseset që ke patur në të kaluarën me Perëndinë, ato që të ka folur Perëndia dhe bisedat me personat kyç që ke pasur. 

8. Nehemia mori mbështetjen e plotë nga njerëzit e tjerë. Pasi e dëgjuan ata thanë 2 fjali: “Të çohemi dhe le të ndërtojmë. Ia filluan punës.” Nehemia 2:18 Shikoji me vëmendje sesi do të reagojnë njerëzit pasi të kesh ndarë vizionin me ta. A e ke mbështetjen e tyre? Sa persona janë gati të fillojnë me ty? 

9. Nehemia i organizoi dhe ia filloi punës. Nuk u bë puna në rrëmujë, i organizoi me familje dhe i vuri në punë sipas prioriteteve, filloi me portat e qytetit. Puna ishte shumë e madhe por shumë e planifikuar nga ana e Nehemias. E njëjta gjë, organizoi njerëzit në grupe shërbesash sipas prioritetit.

Cila nga këto ide ishte më e nevojshme për ty sot? A do të shtoje një ose dy ide të tjera? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>