Vargu i ditës: "O njeri ai të ka bërë të njohur atë që është e mirë; dhe çfarë tjetër kërkon Zoti nga ti, përveçse të zbatosh drejtësinë, të duash mëshirën dhe të ecësh përulësisht me Perëndinë tënd?" Mikea 6:8
Kur ti aplikon për një punë të re, janë disa gjëra që priten nga ty, pra duhet të plotësosh disa kritere si p.sh orari, performanca, rregullsia etj si këto. Në familje nga ty priten disa gjëra që i përshtaten rolit tënd, në shkollë pritet nga ty të mësosh shumë dhe të diplomohesh dhe lista është e gjatë.
Sipas vargut më lart nga ty pritet të zbatosh drejtësinë, të duash mëshirën dhe të ecësh përulësisht me Perëndinë tënd. Pra të bësh vullnetin e Perëndisë dhe këtë kërkon Zoti nga ti. Në çdo fazë të jetës nga ty priten gjithnjë të bësh gjëra sepse nuk je krijuar të rrish me duar në xhepa.
Dikush ka thënë:
"Nuk jam në këtë botë për të jetuar sipas pritjeve suaj dhe ti nuk je në këtë botë për të jetuar sipas pritjeve të mia."
Ne jemi këtu për të jetuar sipas pritjeve të Perëndisë dhe jo të njerëzve. Tani mirë është t'i bëjmë të dyja por shpesh pritjet e njerëzve janë të ndryshme nga ato të Perëndisë. Duke qenë se Ai na ka bërë të njohur atë që është e mirë shpesh do të gjendemi përballë zgjedhjesh të ndryshme dhe ajo që duhet të zgjedhim është të përmbushim pritjet e Perëndisë, atë çfarë Ai kërkon nga ne.
Pëshpërit Një Lutje
O Atë faleminderit që na ke bërë të njohur atë që është e mirë. Perëndi unë do të jetoj sipas gjërave që Ti kërkon Perëndi dhe dua të përmbush pritjet që Ti ke ndaj meje. Zot unë dua të zbatoj drejtësinë dhe të dua mëshirën. Unë dua të eci përulësisht me Ty Perëndi. Kërkoj në emrin Jezus, Amen.
Shumë inkurajuese.pikerisht ajo që më duhej . Hiri i Zotit Jezus qoftë me ju te gjithë