20 Korrik

Të ecim sipas Frymës!

 Vargu i ditës: "Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezus, që nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymës." Romakëve 8:1

Me siguri do të ketë rënë rasti të shohësh në lajme shkelje të ndryshme që njerëz të ndryshëm kanë bërë dhe që quhen "kundër ligjit" dhe zakonisht nëse kjo përsëritet këta njerëz klasifikohen si njerëz që "nuk ecin me ligjin”. 

Por gjithashtu ka njerëz që e respektojnë ligjin, ecin drejt, nuk bëjnë shkelje dhe për këta njerëz nuk ka dënim, sepse ecin sipas një seti të caktuar rregullash ligjore por edhe morale dhe nuk kanë probleme me këtë pjesë. 

Bibla thotë - Jezusi: "Kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë!"

Pra, ata që janë në Krishtin Jezus, edhe Ai është në ata dhe kjo automatikisht do të thotë që ti je në anën e duhur dhe nuk ka dënim. Të ecurit sipas mishit është të ecësh sipas kokës tënde dhe i udhëhequr nga dëshirat e tua, por nga ana tjetër ajo që kërkohet nga ne është të ecim sipas Frymës. Pra, të ecim sipas Frymës do të thotë ___________. Mund ta plotësosh në mendjen tënde si do që të vazhdojë kjo fjali. 

Pëshpërit Një Lutje

Jezus, faleminderit që e more Ti dënimin tim dhe tani unë jam i lirë dhe nuk do të eci më sipas mishit, por sipas Frymës. Unë do të ndjek hapat e tua Zot dhe do të jetoj një jetë si e jotja. Lutem në emrin tënd të Shenjtë, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>