E vërteta, ata që kanë ide të mira janë të pakët. Sepse të gjesh një ide të mirë do punë. Por ama mendimtari të zgjidh problemet. Ka ide sesi bëhen gjërat më mirë, gjithmonë përfytyron një të ardhme më të mirë.
Madje Hitleri një herë ka thënë, “Sa me fat jane ca sundimtarë sepse kanë njerëz që nuk mendojnë.” Mendimtarët janë të suksesshëm sido që të vijë puna. Nëse arrin të ndryshosh të menduarit, mund të ndryshosh gjithë jetën, thotë Bibla te Romakëve kap.12
Pse nuk e kanë të gjithë sepse nuk ndodh:
a-Vetë. Idetë e mira nuk dalin rrugës dhe kush ti zërë i pari. Nëse do të gjesh një ide të mirë, do të thotë se ke qenë duke e kërkuar atë. Dhe sa të fillosh të gjesh një, do të fillojë të pëlqejë dhe do të gjesh më shumë.
b-Kollaj. Albert Ainshtajn tha, “Të menduarit është punë e vështirë, prandaj shumë pak mendojnë.” Për shkak se nuk është e kollajtë, atëherë duhet të jesh I qëllimshëm dhe të përdorësh çdo gjë që ta lehtëson procesin.
c-Ama ia vlen investimi. Napoleo Hill tha, “Më shumë ar është zbuluar ne mëndjet e njerëzve sesa nga toka.” Kur kalon kohë për tu ushtruar në këtë gjë, ti po investon te vetja. Minierat mbarojnë, bursat bien, real estate mund të dalë bosh, ara bëhet shterpë por mëndja e njeriut që arrin të mendojë mirë, është “minierë diamantesh” që nuk mbarojnë kurrë. Është e paçmuar.
Si Të Bëhesh Mendimtar Më I Mirë.
1. Gjej gjëra të mira për mëndjen: Lexo libra, dëgjo video, pi kafe me persona që i vlerëson për mendjen e tyre të mprehtë. Dhe aty ku të ngelet mendja, tek ideja e një tjetri, apo nxitja që të dha për nje ide tenden, atë shënoje diku sa më para.
2. Gjej njerëz të mirë. Rri me njerëzit e duhur. Me njerëz që të ngacmojnë të mendosh më shumë ose me gjerat që thonë ose me gjerat që bëjnë. Ata janë duke mësuar dhe duke u përmirësuar gjithmonë. Rrethoje veten shokë më të mirë se vetja jote. Hekuri mpreh hekurin, shoku mpreh shokun.
3. Zgjidh të mendosh gjëra te mira. Lloj lloj gjërash mund të kalojnë para syve, kështu që zgjidh, madje zgjidh, ndaj kohë më vete, madje ½ ditë çdo javë, 1 ditë ne muaj dhe 2-3 ditë të plota në vit. Shko tek vendi ku mendon, merr një bllok dhe një stilolaps dhe hidhi idetë në letër.
4. Bëj diçka. Idetë janë afatshkurtëra, por nuk I vurë në zbatim iu skandon koha.
5. Jo si të ndihesh. Nëse pret që ta ndjesh diçka para se ta bësh do e kesh të vështirë. Emocionet le të mbështesin vendimin tënd jo ta ndikojnë atë.
6. Përsërite rregullisht. Një mendim tek nuk ta përmirëson jetën. Kështu që përsërite procesin herë pas here, herë pas here.
Nëse ky shkrim ishte motivues për ty, të nxis të ndjekësh postimet po tek kjo faqe, te Krijueshmëria sepse aty do gjesh për 50 javë, çdo të enjte një shkrim që të nxit të mendosh dhe të vish me ide të reja.