2 Gusht

Dua T’i Kujtoj

Vargu i Ditës: "Do t'i kujtoj veprat e Zotit; po, do të kujtoj mrekullitë e tua të kohëve të kaluara, do të mendohem thellë për gjithë veprat e tua dhe do të kem parasysh bëmat e tua." Psalmet 77:11-12

Si je me kujtesën? A mban mend gjërat e mira më shumë apo ato të këqijat? Është më e kollajtë të mbash mend një bekim apo një ofendim? E sigurt që bekimin me raste e merr për të mirëqenë sepse thua: "Nuk ishte i detyruar të më ndihmonte, deshi prandaj e bëri" apo jo? 

Ama atë ofendimin e mban mend sa të jetë jeta. E mban mend mire sesi u ndjeve. Le ta shohim kështu, le të kujtojmë për një moment gjërat që Zoti ka bërë për ty. le t'i kujtojmë për një moment mrekullitë e tij. Sa minuta i mendove? A kaluan 5 minuta? A të erdhi një buzëqeshje ashtu pa dashje? Zoti është i mirë.

Dikush ka thënë: "Vepra e mirë nuk humbet kurrë, pak rëndësi ka nëse e kujton ose jo!"

Nxitja ime për ty është: Medito mbi Fjalën e Tij dhe kujto. Ji mirënjohës dhe kujtoji veprat e Zotit, ato gjërat e bukura që ka bërë në jetën tënde, kur të ka ngushëlluar, kur të ka drejtuar, kur të ka qetësuar kur të ka dashur fort dhe e ke ndjerë praninë e Tij si asnjëherë tjetër. Ki parasysh se Ai është Zoti dhe nuk ndryshon asgjë nëse ne i kujtojmë apo jo veprat e Tij të mira. Kjo është e mirë për ne për të patur atë marrëdhënien e vërtetë me Perëndinë.

Pëshpërit një lutje: 
Perëndi, unë dua të kujtoj gjithnjë veprat e tua. Dua të mendohem mbi ligjin tënd dhe dua të të ndjek ty Zot. A do të më ndihmosh në këtë përkushtim, a do të më japësh fuqi nga Fryma jote e Shenjtë. Faleminderit Perëndi që je pranë meje dhe nuk më ke braktisur kurrë. Faleminderit që ke bërë këto gjëra fantastike për jetën time. 
Lutem në emrin Jezus. Amen!


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>