25 Janar

A është e mundur të flasësh me Perëndinë?

Unë i këlthas me zërin time Zotit; me zërin tim i lutem Zotit. Para tij paraqes vajtimin tim, para tij parashtroj fatkeqësinë time. Psalmi 142:1-2

Disa njerëz mendojnë që kjo është ide shumë e çuditshme; Të flasësh me Perëndinë, sikur ke ca probleme qoftë edhe për ta provuar. Njerëz të tjerë flasin rastësisht për biseda të gjata fjalë për fjalë me Atë: "Pastaj Ai më tha dhe pastaj unë i thashë". Këtë ata e bëjnë të duket sikur kanë folur me një shok klase apo sikur janë duke folur me komshiun nga ana tjetër e portës. 

Mendoj se gjithnjë kam dashur të flas me Perëndinë. Por a do ta bëja dot siç duhet? A do t'i flisja mirë? A do të më dëgjonte Ai? A i dëgjonte Ai lutjet e mia? Sepse në idenë time unë kisha në mendje një Perëndi që ishte pak i lodhur dhe i zëmëruar me mua dhe unë mendoja se Ai nuk do të më kushtonte vëmendje derisa t'i drejtohesha me fjalët: "Më fal të lutem për të gjitha mëkatet".... Të paktën kështu mendoja atëherë... 

A të duken të njohura këto ndjenja? A duhet një kod për të folur me Perëndinë? Nëse po, si është Ai? A kujdeset Ai për mua, për problemet, ëndrrat, shqetësimet dhe dhimbjen e zemrës sime? 

Këto pyetje që mund të kesh në kokë dhe shumë të tjera, mund t'i shqyrtosh në lutje me Perëndinë... dhe po, është e mundur të flasësh me Perëndinë nëpërmjet lutjes... 

Pëshpërit një lutje: 
Zot faleminderit që e dëgjon zërin tim edhe atëherë kur nuk kam besim dhe forcë mjaftueshëm për ta dëgjuar zërin tënd. Perëndi lutem që do të kem një marrëdhënie të ngushtë me ty dhe do ta dëgjoj zërin tënd në lutje... Lutem në emrin tënd të shenjtë, Amen. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>