26 Janar

Më në fund i lirë!

Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju bëjë të lirë''Gjoni 8:32

A je i lirë? Kur flet me Perëndinë, a të dëgjon Ai? A përgjigjet Ai? Apo, a ka shumë zhurmë në sfondin e mendjes tënde që të pengon të dëgjosh çfarë po thotë Perëndia? A ndihesh sikur nuk mund të lëvizësh mjaftueshëm për ta dëgjuar zërin e Perëndisë?

Ndoshta e kaluara jote ka qenë shumë lëmsh dhe mendon se Perëndia nuk mund të të shohë për shkak të gjërave që ke bërë apo ke thënë. Unë nuk e di në çfarë pike je në jetën tënde ndërsa lexon këto fjalë, apo çfarë mund të kesh përjetuar ndërsa ke menduar rreth Perëndisë apo ndoshta je munduar të flasësh me Atë apo t'i afrohesh. 

Diçka brenda teje kërkon ndryshim, shpresë, forca të reja dhe njohuri. Ajo nxitje që po ndjen ndoshta në këtë moment në zemrën tënde është nga vetë Perëndia. 

Pëshpërit një lutje:

Perëndi faleminderit që më ke çliruar dhe që më fund jam i lirë. Faleminderit që ma dhe të vërtetën dhe që ke patur durimin të presësh derisa zemra ime të hapet. Perëndi unë lutem që ashtu siç e njoha unë të vërtetën, ashtu do ta njohin edhe të tjerët dhe do të më përdorësh për ta ndarë me njerëz të tjerë... Lutem dhe besoj në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>