8 Nëntor

A Është Kjo Ëndrra Jote apo e Perëndisë?

Sepse ai që don të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim e për ungjillin, do të shpëtojë. Marku 8:35

Si e di nëse je duke jetuar për ëndrrën tënde apo ëndrrën e Perëndisë?

Ti ndoshta mund të mendosh se je krijuar për t'u zgjuar në mëngjes, për të shkuar në punë, për t'u kthyer në shtëpi, për të parë TV, të shkosh të flesh, të bësh para, të dalësh në pënsion dhe të vdesësh. Me gjithë mend e ke? Ti mendon se për kaq të vuri Zoti këtu në tokë? 

Nëse Ëndrra jote është me të vërtet nga Perëndia, do të lidhet në njëfarë mënyre me Kishën e Tij dhe planin që Ai ka për botën. Pse do të të jepte Perëndia një ëndërr egoiste, që nuk lidhet me atë që Ai do që të bëjë në botë? Ai do të të përdorë për ëndrrën e Tij. Ai do të të përdorë për planin e Tij.

Cili është plani i madh i Perëndisë? Perëndia është duke ndërtuar një familje dhe është duke mbledhur anëtarë në familjen e Tij nga të gjitha kombet, fiset, nga çdo gjuhë dhe nga çdo grup. Kur të jenë të gjithë në këtë familje, atëherë këtu mbaron. Do të shkojmë në fazën dy, që është përjetësia. Ky është plani i Perëndisë.

Përpara se Jezusi të kthehej në Qiell pas Ringjalljes, Ai u dha dishepujve një vizion të madh dhe një ëndërr të madhe. Quhet Porosia e Madhe: “Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen.” Mateu 28:19-20 

Porosia e Madhe është porosia për ty. Kemi gati 2000 vite që Perëndia po e ndërton familjen e tij dhe tani janë gati 2.3 miliardë brenda kësaj familjeje. Kisha është më e madhe se Kina dhe India bashkë. Është më e madhe se çdo gjë në këtë planet. Pse? Sepse e krijoi Pernëdia. Është qëllimi kryesor i historisë.

Dhe kur Zoti të jep një ëndërr për jetën tënde, do të jetë e lidhur në ndonjë mënyrë me planin e Tij për rritjen e Kishës dhe Mbretërisë së Tij dhe me ndërtimin e familjes së madhe derisa të vijë dita që ne të gjithë të shkojmë në Qiell.

Ti nuk je vënë në Tokë për të jetuar vetëm për veten tënde. Kërkoji Zotit të të japë ëndrrën e Tij për jetën tënde dhe kështu ti mund të jesh pjesë e historisë më të madhe dhe më të rëndësishme.

Sepse ai që don të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim e për ungjillin, do të shpëtojë. Marku 8:35


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>