9 Maj

A Ka Ambicie Të Mirë? Nëse Po, Kur?

Faza e parë ishte dje, Më Jep Mua. Sot le të shikojmë fazen dy nga katër te një lidhje, martesë… që është: Më Ke Mua. Duket si thenie mbështetëse; ç’ke ti, më ke mua këtu. Por nuk po e them në atë këndvështrim. Më shumë sesa më ke mua është: Ma jep mua atë mundësi që të dukem unë, të bie në sy vetëm unë. Po ç’ke ti, ti më ke mua këtu… Kjo është faza e dytë. Së pari më jep mua, së dyti, më ke mua këtupse nuk më thërret mua, pse nuk më përmend mua, pse nuk thua gjë për muapse nuk më llaston mua. Te pjesa e parë e serisë, te fama, dëshira për t'u dukur, për të rënë në sy, kjo është pasojë e mëkatit. Në fillim themi, me jep vetëm mua sepse jemi egoistë. Çdo njeri është egoist, dikush më pak dikush më shumë. Pastaj themi, më ke mua sepse kemi ambicie egoiste, më shqip, e njëjta rrënjë fjale është përkthyer, rivalitet, sedër e sëmurë, smirë e hidhur…

Filipianëve 2:3 Mos bëni asgjë për rivalitet as për mendjemadhësi, por me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten. Kurse te përkthimi Së Bashku është kështu: Filipianëve 2:3 Mos bëni asgjë prej sedrës së sëmurë a për lavdi të kotë, por me përulësi çmojeni tjetrin më shumë se veten.
Sa herë që përdoren këto fjalë, kanë veten në qendër, vëmendjen tek vetja si thelb. Po nëse dikush ka ambicie të mirë? Ore a ka ambicie të mirë? Mënyra si testohet ambicia nëse është e mirë apo jo është duke i bërë pyetjen vetes PSE? Pse e dëshiroj këtë gjë. Pse e dua vëmendjen, hapësirën…? Sa herë që ulem me drejtues të rinj, dua patjetër ta bëj pyetjen PSE në disa forma, që të shkul ndonjë ambicie egoiste, sedër të hidhur apo smirë të sëmurë. Pse do ta bësh këtë gjë (fillimi i një kishe të re, shërbese të re, iniciative të re)?  E zemë ke sukses me këtë gjë, po pastaj? E zemë nuk ke sukses, dështove; po pastaj

Faza e parë ishte "Më Jep Mua" ndërsa e dyta, "Me Ke Mua Këtu". Ja të tregoj një varg dhe pak kontekst për fazën e dytë. Simon magjistari, kështu njihej, ai besoi, u bë besimtar i ri dhe pa pushtetin që kishin Pjetri dhe Gjoni dhe u tha: Veprat 8:19 Duke thënë: ''Ma jepni edhe mua këtë pushtet, që ai të cilit do t'i vë duart, të marrë Frymën e Shenjtë''. Më jepni edhe mua, më keni mua këtu, ma jepni edhe mua këtë mundësi, që të ndihem edhe unë i rëndësishëm si ju. Po te martesa si ndodh kjo? Së pari, "Me Jep Mua" që të ndihem i lumtur. Më jep, me bli, më ço këtu, më ço atje. Në fillimet e lidhjes, fejesës, martesës, kjo është e nevojshme dhe disa persona dhuratat i kanë gjuhën e dashurisë. Por pastaj kalojme te faza e dytë, kjo që po me jep ti, nuk po më bën më të lumtur, kështu që unë tani duhet të bëj DIÇKA që të ndihem i lumtur.
Kur çiftet zihen në këtë fazë, ankesat e para janë: Çfarë po bën ti për mua, ai/ajo s’bën asgjë për mua.
Pastaj ka çifte që i thonë vetes: Unë s’do të jem i/e lumtur me këtë person, prisja shumë por mesa shoh s’po del gjë, kështu që tani duhet të bëj diçka që të më bëjë të lumtur. Të rris kalamajtë tamam të paktën, se martesa ime iku. Të kisha filluar një biznes. Të ndjek karrierën, të kem pak prestigj se martesa vaté
Disa herë në këtë pikë ndodh dhe divorci. Do të bëj diçka që të jem i/e lumtur, s’po çaj dot me këtë. Por kështu nuk rrihet. "Diçkaja" tani është t’ia fus vrapit nga ky person dhe të bëj diçka të re me jetën.
Miq, lumturia nuk vjen nga diçka, vjen nga dikushi. Dhe ai quhet JEZUS! Ka boshllëqe që vetëm Ai i mbush! Vendose Jezusin në qendër të jetës, në qendër të lidhjes, fejesës, martesës.
Te djali planprishës, prandaj iku ai, do të ikte diku, të bënte diçka ndryshe që të ishte më i lumtur se ç’ishte në atë moment.
Luka 15:13 Mbas pak ditësh biri më i ri mblodhi çdo gjë, shkoi në një vend të largët dhe atje e prishi gjithë pasurinë, duke bërë një jetë të shthurur. Vendosi të bëjë diçka ndryshe që të ishte më i lumtur.  

Dua të them diçka por më dëgjo deri në fund. Perëndia nuk e krijoi martesën që ti të jesh i lumtur. E krijoi që të të vrasë ty! Prit ore, që të vrasë diçka brenda teje. Ndonjë mund të thotë: Eeee dijaaa, prandaj po vdes unë.
Shiko, në të vërtetë Perëndia e krijoi martesën që ti të jesh i/e lumtur. POR lumturia e vërtetë vjen kur vdes; kur vritet egoja jote, kur s’e ke më mendjen te vetja por te partneri. Prandaj thashë që e krijoi të të vrasë, që të vrasë egon, unin tënd. Dhe kur Zoti e shikon, që s’po funksionon, s’po vritet tamam, Ai të jep fëmijët, që ndihmojne në procesin e vrasjes, që të zhduket egoja jote. Hahahaha. 

A jeni dakord edhe ju? Martesa e lumtur ndodh kur uni, egoja vritet. Për sa kohë, secili thotë unë, unë, lumturia në martese ia ka futur vrapit. Pra, kalimi është, nga faza e parë, "Më jep mua", te faza e dytë, "Më ke mua". Cila është e treta? Nesër vazhdojmë me pjesën e tretë!


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>