12 Shtator

A Ke Shumë “Trafik” Në Mendje?

Vargu i DitësPjesa që ra ndër ferra janë ata që e dëgjojnë fjalën, por gjatë rrugës ua zënë frymën shqetësimet, pasuria dhe kënaqësitë kësaj jete dhe frytet e tyre nuk arrijë të piqen. Luka 8:14
Një pjesë tjetër ra ndër ferra, ferrat u rritën bashkë me të dhe ia zunë frymënLuka 8:7 

Nuk mund ta dëgjosh Perëndinë nëse ka shumë “trafik” në mendjen tënde, nëse je rrafsh me mendime, meraqe, shqëtësime, plane, gjëra… Nëse ke ndezur radion dhe tv, je duke dëgjuar dhe muzikë nga cel, me shumë gjasa nuk po përqëndrohesh dot te asnjëra. Dhe imagjino në mes gjithë kësaj gjëje, po përpiqesh të kalosh kohë me Perëndinë dhe po përpiqesh të dëgjosh zërin e Tij. Është e pamundur, duhen eliminuar shpërqëndrimet, ndryshe nuk dëgjon dot gjë. 

Te toka me ferra u mboll grurë dhe filloi të rritet. Por nuk u rrit vetëm gruri, u rritën dhe ferrat dhe ua zunë frymën dhe nuk arriti kurrë të jepte fruta. 

Tre gjëra që na e zënë frymën dhe nuk na lënë ta dëgjojmë zërin e Perëndisë: 
Shqetësimet: Shqetësimet janë ferra. Kur je i/e zënë dhe i ngarkuar me problemet dhe tensionet e jetës së përditshme, kjo e vështirëson të dëgjosh zërin e Perëndisë. 

Pasuritë: Paraja mund të na e zërë gjithë kohën. Je shumë orë duke punuar për t’i fituar ato dhe pjesën tjetër je i zënë duke i shpenzuar ato. 

Kënaqësitë. Të jesh i kënaqur është gjë e mirë. Por kur bëhet qëllim jete nuk do të arrish dot ta dëgjosh dhe ta kuptosh qëllimin e Tij për jetën tënde. 

Dhe e bukura, ferrat nuk kanë nevojë t’i kultivosh dhe të kujdesesh për to. Rriten vetë apo jo? Në fakt, nëse një tokë, kopësht ka ferra dhe barishte, tregon që ajo pjesë toke është lënë pas dore. E njëjta gjë me anën frymërore, “ferrat” janë shenjë që po neglizhon kohën me Perëndinë. 

Kur vazhdon “trafiku” në kokë, nuk arrin dot të jesh i qetë për të dëgjuar zërin e Perëndisë kështu që gjej mënyra për ta ulur trafikun dhe ke për ta dëgjuar zërin e Tij. 

Pëshpërit një lutje:
Perëndi lutem sot për qetësi dhe për ta dëgjuar zërin Tënd. Zot lutem që ndërsa bota rreth meje ecën shpejt, unë do ta dëgjoj zërin Tënd dhe do të marr sa më shumë nga ty. Zot hiqi ferrat e jetës sime dhe bëj që ta dëgjoj zërin tënd në mënyrë të qartë. Kërkoj dhe lutem në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>