11 Tetor

Ai Është i Mirë

Vargu i ditës: "Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë." Psalmet 107:1

Mendoj që edhe ti që po e lexon këtë e ke një ide për Zotin. Mund ta shohësh atë si shpëtimtarin tënd, mund ta shohësh si mit, mund ta shohësh edhe si dikush që nuk ekziston apo edhe si një nga shumë "zota" që japin idenë e shpëtimit nëpër besime të ndryshme nëpër botë. 

Nëse beson se Perëndia është i mirë, Zoti është i mirë atëherë vërtet duhet ta kesh një arsye madje edhe nëse beson të kundërtën, sërish do ta kesh një arsye. Mund të pozicionohesh si shumë besimtarë dhe ta besosh vargun më lart, ose si një pjesë tjetër e botës që e sheh ndryshe dhe kjo e dyta nuk është se e ndryshon Zotin apo qëllimin që ai ka për jetën tënde. 


Dikush ka thënë: "Zoti nuk ndryshon sepse ti mendon ndryshe, Zoti është aty edhe pse ti nuk e sheh." 

Ndonjëherë ky varg duket si i pabesueshëm për jetën tonë sepse në rrethanat ku ndodhemi, ky varg thjesht nuk ka kuptim. Edhe në situata të tilla, Perëndia është i mirë edhe pse rrethanat nuk janë aspak të favorshme. Aty, në ato momente të vështira ti mund ta kuptosh më mirë se çfarë është të lavdërosh Perëndinë. Është shumë e thjeshtë të lavdërosh Perëndinë kur gjërat janë në rregull. Ky varg na kujton se do ta lavdërojmë Perëndinë për gjithçka; për ato që na jep edhe për ato që na merr dhe do ta lavdërojmë për atë që Perëndia është... Ai është i mirë dhe ky është karakteri i tij dhe nuk ndryshon asnjëherë. Karakteri i Tij nuk do të ndryshojë kurrë sepse mirësia e Tij vazhdon përjetë dhe Ai është aq i mirë sa bën që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë për ne. Ne do ta falënderojmë atë jo për atë që ka bërë, por për atë që Ai është!

Pëshpërit një lutje: 
Faleminderit Perëndi për mirësinë tënde edhe kur gjërat nuk janë ashtu siç ne duam apo do të donim që të ishin. Perëndi Ti je i mirë dhe më jep fuqinë të kujtoj se mirësia jote vazhdon përjetë dhe se Ti je Perëndi që nuk ndryshon. Të jam mirënjohës Perëndi dhe kërkoj këtë ditë ta nis duke e ditur që Ti je Perëndi, Ti je i mirë dhe mirësia jote vazhdon përjetë. Në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>