13 Dhjetor

Ai Të Do, Ai Është Me Ty, Ai Është Për Ty …

A ka ndonjë festë tjetër që festohet një muaj e ca? Ardhja e Jezusit, si dhurate e Perëndisë është shumë e veçantë. Sepse kjo dhuratë është kaq e plotë dhe e bollshme. Ky inkurajim është si seri

Në këtë kohë kujtojmë se ardhja e Tij është shenjë që Perëndia na do, ai do që ta njohur si është Ai, Ai do që ta kuptojmë sesa shumë na do dhe se çfarë sakrifice është gati të bëjë për ne. 

Ti u krijove që të dojë Perëndia! Nuk mund të ekzistojmë asnjë sekond nëse nuk do Perëndia. Gjate jetës shumë gjëra mund të ndryshojnë dhe do të ndryshojnë, por dashuria e Perëndisë për ty s’do të ndryshojë kurrë. Nuk ka gjë në botë, që ti mund të bësh dhe ta ndalosh dashurinë e Perëndisë për ty. Sepse dashuria e Tij ndaj teje nuk varet nga sjellja jote, por varet nga karakteri i Tij. Bazohet se kush është Ai dhe jo çfarë kë bërë ti. Bibla thotë: Efesianëve 3:29 Lutem që ... ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri ... .

Jezusi që lindi si foshnjë në Betlehem, u rrit duke na dhënë një model, një mënyrë jetese që e kënaq Perëndinë. Ai na mësoi të vërtetën, pagoi në kryq për mëkatet tona, pastaj e tregoi se ishte Perëndi dhe që mund të na shpëtonte duke u ringjallur nga varri pas tre ditesh. Ky është lajmi i mirë. 

Kur Romakët e gozhduan Jezuzin në kryq, ia shtrinë duart deri në maximum. Dhe Jezusi me duart e hapura deri në fund, po tregonte fizikisht, Unë të dua kaq shumë! Më mirë vdes sesa të jetoj pa ty! Krishtlindja është kohë gëzimi, kohë për të festuar sepse Perëndia të do, cila është e dyta, festojmë sepse...   

Perëndia Është Me Ne, Me Ty. Ka njerëz që ndihen të vetmuar në këtë kohë festash. Apo nuk e ndjejnë Zotin afër. Perëndia erdhi në tokë për Krishtlindje për të kujtuar se Ai është me ty, pavarësisht se ku je ti, e ndjen apo jo praninë e Zotit afër Bibla thotë: Psalmi 139:7 Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate? Perëndia është me ne gjithmonë. Prandaj engjëjt i thanë barinjve mos kini frikë. Kur e ndjen Perëndinë afër, frika largohet, prania e Zotit e largon panikun, ankthin, frikën.  

Në një mënyrë apo një tjetër secili prej nesh ka përjetuar ndjejën e mohimit ose braktisjes. Një shok apo shoqe të ka lënë apo një pjestar i familjes është larguar. Me momente duhet të durosh edhe mohim për shkak se je nga fshati apo se je gocë apo sepse nuk beson si dikush tjetër apo mohime të formave të ndryshme. Por çfarëdo që të na ndodhë, Perëndia nuk të braktis. Hebrenjve 13:5 Perëndia ka thënë: ‘Nuk do të lë, nuk do të braktis.’

Një nga premtimet e mëdha që Perendia na ka dhënë në Bibël është tek Isaia 43:2 Kur do të kalosh përmes ujërave unë do të jem me ty ose do të kalosh lumenjtë, nuk do të mbytin; kur do të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të konsumojë. Unë nuk e di se çfarë vështirësie po kalon, çfarë është ajo që po ta heq trurin, por Perëndia e di se çfarë po kalon, Ai e ka mendjen tek ti, e kupton shumë mirë atë që po kalon. Dhe të thotë: Nuk Je Vetëm! Ai po ecën krah për krah me ty. Dhe kjo na çon te pjesa e tretë e Lajmit të Mirë për sot, Krishtlindja është kohë gëzimi, kohë për të festuar sepse... 

Perëndia Është Për Ty. Shprehja në Bibël për ty është përdorur shpesh. Kur Jezusi takonte njerëz fjalët e para që u thonte ishte kjo pyetje: Çfarë mund të bëj Për Ty. Kur Jezusi po hante darkën e fundit me dishepujt tha: Ky është trupi im që është thyer për ty. Pali tha: Nëse Perëndia është me ne (për ty) kush mund të jetë kundër nesh. Sa fantastike është, ta dish dhe ta besosh këtë që kur kalon momente të vështira, të kujtohesh që Perëndia jo vetëm që është me ty por është me ty, është në anën tënde!

Shumica e njerëzve e mendojnë krejt ndryshe Perëndinë. Sikur Ai është atje lart në punë te vet, nuk përzihet me ne ose sikur nuk i intereson jeta jonë ose sikur është gati për të na dënuar kur bëjmë gafa. Por Perëndia vetë thotë ndryshe: Jeremia 29:11 Unë i njoh mendimet që kam për ju, thotë Zoti, mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë. 

Askush nuk ta do të mirën sa Perëndia. Askush nuk të njeh me detaje, sa ç’të njeh Perëndia. Askush s’e di më mirë se çfarë të bën të lumtur ty. Perëndia nuk do që të kemi frikë prej Tij. Ai do që të vrapojmë tek Ai dhe jo të ikim larg Tij. Në Bibël thuhet 365 herë mos kini frikë. Një mos kini frikë për çdo ditë të vitit. Nga çfarë ke frikë ti? Asnjë nga ne nuk e di se me çfarë do të përballet këtë vit që vjen, por ajo që dimë është, Perëndia na do, Perëndia do të jetë me ne dhe Perëndia do të jetë për ne. 

Një + Perëndinë = me shumë në çdo lloj situate të jetes.

Nëse ishte inkurajim për ty por do që të dish më shumë, bëhu pjesë e festimit të Krishtlindjes këtë të diel në orën 5.00 pm. Për detaje extra më shkruaj në whatsapp ose në ndonjë formë tjetër nga media sociale. 

Je shumë i çmuar para Perëndisë por edhe për mua dhe gjithë komunitetin e kishës tonë ICF Tirana!


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Si Ta Ndaj Dashurinë Perëndisë?

Si Ta Ndaj Dashurinë Perëndisë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>