4 Tetor

Asnjë si Ti!

Vargu i ditës: "Nuk ka asnjë të shenjtë si Zoti, sepse asnjë tjetër veç teje, nuk ka asnjë shkëmb si Perëndia ynë." 1 Samuelit 2:2

Kur do që të bësh një krahasim fillon gjithnjë me shkallën krahasore ku përdor "më"; dhe kjo mund të jetë më i madh se, më i vogël se, më i mirë se, më i keq se dhe lista vazhdon pafundësisht dhe krahasimi me thënë të drejtën nuk i hyn në punë askujt kur vjen puna për njerëzit.

Kur vjen puna te Zoti, është i pakrahasueshëm në çdo gjë dhe me këdo. Zoti është i plotfuqishëm, i madh, i shenjtë, i mirë dhe këtu shkalla krahasore nuk pi ujë. Prandaj themi me plot gojën se nuk ka vërtet asnjë si Zoti, askush nuk është i shenjtë si Ai dhe nuk ka asnjë shkëmb si Ai, nuk është asgjë më e madhe dhe më e fortë se Ai...


Jeremia te Bibla thotë:"Askush nuk është si ti, o Zot. Ti je i madh e i madh është emri yt i fuqishëm."

Kjo është diçka shumë e mrekullueshme për t'u rrëfyer dhe për t'u mbajtur mend. Kjo është një kujtesë shumë e mirë për të mbajtur mend se kush është Zoti dhe kjo mund të jetë personale për ty duke ia kujtuar vetes se kush është Zoti dhe çfarë Ai ka bërë dhe do të bëjë, e bën më të thjeshtë ditën dhe ta mban fort besimin në Atë. Ti ndoshta mund të jesh duke u përballur me gjërat e jetës dhe kjo është e rëndësishme që t'ja kujtosh vetes, çdo ditë. Kjo është gjëja më e mrekullueshme sepse më kujton vazhdimisht se Zoti është aty për mua dhe nuk ka asnjë më të madh se Ai. Pra, zgjohu çdo mëngjes duke i kujtuar vetes se askush dhe asgjë nuk mund të krahasohet me Atë dhe se Ai është i shenjtë dhe shkëmbi më i fuqishëm. 

Pëshpërit një lutje: 
Të falënderoj dhe të jam mirënjohës Perëndi për atë që Ti je. Zot të jam mirënjohës që je gjithnjë për mua dhe më mbron sepse Ti je shkëmbi im... Lutem që sot do t'i kujtoj vetes se Ti je i shenjtë dhe shkëmbi im. Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>