12 Tetor

Besoje & Rrëfeje

Vargu i ditës: "Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim." Romakëve 10:10

E ke parasysh atë shprehjen e famshme: "Nuk është mirënjohje deri në momentin që e thua!" dhe ti kur je mirënjohës e beson si fillim atë që dikush ka bërë për ty sepse ndryshe nuk do të ishe mirënjohës apo jo? 

Nga ana tjetër, është e thellë kur ti e beson vërtet në zemrën tënde sepse ka depërtuar brenda teje dhe është çimentuar kjo ide dhe më pas ti me gojë, falënderon dhe i shpreh mirënjohjen personit në fjalë. 


Dikush ka thënë: "Natyrshëm ty të vjen të besosh, ajo që është pak më e vështirë është ta thuash atë që beson!" 

Këtu Pali është duke i folur një audiencë të edukuar, po i flet Romakëve dhe nëse lexojmë një varg më lart Pali është duke u thënë atyre se po të besonin në zemrat e tyre që Perëndia e ngjalli prej së vdekurish Jezusin, do të shpëtohen. Kjo është shumë e rëndësishme. Ajo që dua të inkurajoj sot për doktrinat e ndryshme që ofrojnë shpëtimin në mënyra të ndryshme, lexo këtë varg dhe mbaje thellë në zemrën tënde sepse ke besuar dhe e ke rrëfyer që ke besuar në Jezusin si Zot dhe shpëtimtar dhe më pas e ke rrëfyer me gojë duke e shpërndarë ungjillin tek njerëzit e tjerë. Dua të të inkurajoj sot që nëse ti vërtet e ke besuar në zemrën tënde Jezusin si Zot, mos hezito ta ndash me të tjerët. Kështu do t'u japësh atyre mundësinë e shpëtimit... Nëse akoma nuk e ke ndërmarrrë këtë hap dhe je duke e lexuar këtë varg, je në vendin e duhur dhe të inkurajoj ta marrësh këtë vendim tani sepse ky do të jetë vendimi më i rëndësishëm që do të marrësh ndonjëherë për jetën tënde. Si thua miku im?


Pëshpërit një lutje: 
Perëndi të falënderoj dhe të jam mirënjohës që nuk kërkon shumë nga mua. Ti kërkon thjesht që unë të besoj në Birin tënd dhe ta rrëfej me gojën time... Perëndi lutem dhe kërkoj në emrin Jezus sot që do të më japësh mundësinë dhe guximin për ta ndarë besimin tim me të tjerët dhe më shumë do të vijnë në shtëpinë tënde... Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>