15 Shtator

Bindja Të Sjell Paqe

Vargu i DitësSepse Perëndia nuk është Perëndi trazimi, por paqtimi si në të gjitha kishat e shenjtorëve.
1 Korinstasve 14:33

Nëse po ndihesh i ngarkuar ose konfuz në lidhje me një vendim që duhet të marrësh, ka shumë gjasa që je i zënë me gjërat e tua dhe nuk po e dëgjon zërin e Perëndisë. Sepse Bibla thotë Perëndia është paqtim, Perëndi i paqes. Nuk është autor i trazimit. Që i bie nëse ndihesh i trazuar, nuk po dëgjon zërin e Perëndisë. 

Për ty që je prind, kur ti iu kërkon fëmijëve për të bërë diçka, do që të jenë të qartë dhe të dëgjojnë apo do që të jetë konfuzë dhe të ngatërrohen? Jo! Ti do që ta kuptojnë sa më qartë dhe pastaj të binden. Perëndia, Ati ynë, do të njëjtën gjë për ne.

E vetmja gjë kur justifikohet presioni është kur Perëndia të thotë diçka për të bërë por ti i thua “jo” sa herë që Ai të nxit. Atëherë ka tension. Por zakonisht kur i thua Perëndisë “po” për atë që po të kërkon, gjithmonë sjell paqe. 

Djalli na shtyn të marrim hapa pa menduar. Por Perëndia na afron me dhembshuri. Satani do që të shfrytëzojë faktin që ne ngutemi dhe i duam gjërat shpejt dhe e përdor këtë gjë për të na ngatërruar. Por Perëndia është Bariu i Mirë. Ai do të na tërheqë nga vetja dhe të na mbushë me paqe. 

Peter Lord ka një thënie: “90% të asaj që të thotë Perëndia janë fjalë inkurajimi, motivimi, fuqizimi.” Nëse po dëgjon nga Perëndia vetëm mesazhe negative, ka shumë gjasa që nuk është nga Ai.
Nëse beson që Perëndia të ka kërkuar diçka por kjo të ka dhënë shumë ankth, ka shumë gjasa nuk është nga Ai. Ka diçka që nuk shkon. 

Bibla na thotëMos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. Filipianëve 4:6-7

Pëshpërit një lutje:
Zot në gjithë këtë botë që ecën me vrap kam nevojë për motivimin tënd, për zërin tënd dhe për paqen tënde. Jezus lutem në emrin tënd për gjërat që do të sjellë dita dhe faleminderit që je Ti ai që i mban kërkesat dhe barrat e mia dhe që do të ruash zemrën dhe mendjen time... Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>