16 Shtator

Duhet Ta Dëshirosh Ti Vetë

Vargu i DitësPor aty do të kërkosh Zotin, Perëndinë tënd; dhe do ta gjesh, në rast se do ta kërkosh me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt. Ligji i Perterire 4:29

Nuk ka gjasa ta dëgjosh zërin e Perëndisë nëse nuk e dëshiron me të vërtëtë. Ai nuk do të flasë ty me një ëndërr për një gjë që duhet të bësh për veten tënde, nëse Ai e di që s’do të bindesh por do të grindesh me të. Perëndia nuk na krijoi dhe na vuri në tokë, që kur Ai të na thotë diçka për të bërë ne ti themi: “Prit ta mendoj një herë.” 

Jo, ai pret që ta dëshirosh vetë, t’i thuash vetes: “Unë në këtë botë jam nga Ai. Ai e di se çfarë është më e mira për jetën time. Dhe unë kam nevojë ta dëgjoj zërin e Tij. Duhet të kem një vizion të qartë për këtë gjë.” 

Mbreti David tha te Psalmet 40:8 Perëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është në zemrën time.

Davidi e bënte me gëzim, me qejf atë që i thoshte Perëndia dhe kënaqej kur e nderonte atë. Nuk ishte opsion për të. Ishte e vetmja gjë që ai donte. Në psalmet e tjera bën përshkrime të tilla: “Si drenusha dëshiron ujin, unë dëshiroj Zotin”, “kam uri, mezi e pres, fjala e Perëndisë është si mjalti, është si qumështi…”
Kur e ke këtë dëshirë të madhe, sigurisht që ke për ta dëgjuar zërin e Perëndisë.

Shumë njerëz i flasin Perëndisë, por jo të gjithë e dëgjojnë atë. Për disa, lutja është si monolog, vetëm ata flasin. Por nuk mund të kesh miqësi të forta nëse flet vetëm njëri. Nëse në martesën time, flas vetëm unë dhe nuk e dëgjoj kur flet gruaja ime, lidhja jonë do të jetë e cekët. E njëjta gjë, është e rëndësishme t’i flasësh Perëndisë por edhe të presësh ta dëgjosh atë të flasë ty. Dhe së pari, duhet ta dëshirosh ti vetë këtë gjë. 

Siç thuhet te vargu i ditës dhe ai varg është garanci që nëse e kërkon do ta gjesh. 

Pëshpërit një lutje
Perëndi lutem që sot do të zbatoj vullnetin Tënd. Lutem që çfarëdo të më sjellë dita e sotme, unë do të jem gati të përballem me rrethanat dhe situatat e jetës me anë të besimit dhe me anë të Fjalës tënde. Unë dua ta dëgjoj zërin tënd Perëndi... Lutem dhe e kërkoj këtë në emrin Jezus, Amen. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>