7 Qershor

Dashuri, si e jotja!

Vargu i ditës: "I duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë." 1 Korintasve 13:7

Ku e gjen veten më shumë në këtë varg? A mundemi ne t'i durojmë të gjitha? T'i shpresojmë të gjitha? Të mbajmë çdo gjë? Sa herë mund ta humbasim durimin për gjënë më të vogël edhe ta humbasim shpresën qoftë edhe për diçka jo fort të rëndësishme? Po për pjesën e të besuarit? 

Nëse aty shtojmë fjalën dashuri, sepse për këtë flet vargu, atëherë do të ishte: "Dashuria i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë." Kjo lloj dashurie është dashuri me të gjithë kuptimin e fjalës jo vetëm një proces kimik me flutura në stomak. Dashuria është përtej ndjenjave. 

E ke parasysh një prind që sado budallallëqe të bëjë fëmija, ai gjithsesi e do shumë, e beson, shpreson dhe e do shumë. Pra, dashuria për atë fëmijë është përtej ndjenjës që mori prindi nga gabimet e tij/saj.

Dikush ka thënë: "Atje ku ka dashuri, ka jetë."

Perëndia është dashuri, Perëndia është jetë sepse na dha frymë jete. A do që të kesh të njëjtën zemër, si atë të Perëndisë? Që të kesh atë lloj dashurie që t'i durojë të gjitha, t'i besojë të gjitha, t'i shpresojë të gjitha dhe të mbajë çdo gjë. Paç këtë lloj dashurie dhe përcille tek të tjerët.

Pëshpërit Një Lutje:

O Atë, faleminderit që je kaq i mirë me mua. Falemiderit Perëndi që ke një dashuri të pamasë ndaj meje, pa kushte. Zot lutem që do të më japësh një zemër sipas zemrës tënde dhe do të kem një dashuri për të tjerët fiks, ashtu siç Ti e ke për mua. Ne emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>