6 Qershor

Dua të jap fryte!

Vargu i ditës: "Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt." Gjoni 15:2

A të ka ndodhur ndonjëherë me diçka që kur nuk bën më, e hedh? Një telefon që kur vjen puna që ka mbaruar dhe nuk jep më, ti e hedh ose e shet për të marrë një më të mirë. Pra ai objekt, apo gjë, nuk jep më “fryt” dhe ti e heq. 

Ose ndoshta kur shkon në palestër dhe ke durimin që të vazhdosh pak, dhe kur e sheh se ka filluar të japë fryt, i futesh edhe më shumë që të marrësh më shumë muskuj, që ta rregullosh edhe më tepër trupin tënd. 

Kjo është në fakt ajo që bëjmë me jetët tona. Fillojmë të zgjedhim dhe të seleksionojmë gjërat, marrëdhëniet, njerëzit, shkollën, punën etj, dhe bëjmë zgjedhjen që nëse nuk japin fryt i hedhim, i largojmë, i lëmë por nëse japin fryte, i futemi punës që t'i përmirësojmë, t'i bëjmë funksionale t'i rregullojmë në mënyrë që të japin më shumë fryt. 

Dikush ka thënë: "Nëse do që ta njohësh më shumë një njeri, shikoja frytet, arritjet." 

Si do që të njihesh? Si një person që nuk ke ç'të japësh më, apo si një person që ke shumë për të dhënë dhe jo vetëm kaq, por do të përmirësosh veten dhe njerëzit që janë rreth e rrotull teje? Ti do që të japësh fryte dhe të duhet kjo marrëdhënie, kjo varësinë me Perëndinë që ai të të ndryshojë dhe të të bëjë të japësh më shumë fryt, sepse Perëndia e di potencialin tënd.

Pëshpërit Një Lutje

O Atë, më ndrysho, më krasit që të jap më shumë fryt. Le të jem unë shermendi që sot jep fryte dhe të nderon ty Zot. Më jep një mendje sipas mendjes tënde të jem i hapur për korrigjimin tënd në mënyrë që të jap sa më shumë nga vetja, për Ty Zot. Në emrin Jezus lutem, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>