1 Qershor

Perëndia Na Çoi Në Një Familje Të Bekuar!

Në një familje për së mbari, në një familje të bekuar aty ku marrim bekime të pa-merituara. Kolosianëve 1:13 Ai na nxoringa pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur. Na nxorri nga familja e errësirës për në familjen e Birit të tij. Na çoi në një familje të re, o miq. Shiko, është një fjalë e veçantë, ndër fjalët e para që tha Perëndia dhe ndër fjalët e para që tha Jezusi. Ja ta shohim. Çfarë bëri Perëndia pasi krijoi njeriun e parë? A e di cila është gjëja e parë fare? Ja ta lexojmë.

Zanafilla 1:28 Dhe Perëndia i bekoi… Gjëja e parë, pasi i krijoi, Perëndia i bekoi ata. Pastaj mëkatuan, Perëndia iu thotë, ja se çfarë mallkimi i hodhët vetes nga zgjedhja që bëtë. Ai nuk i mallkoi, ai i bëri me dije se çfarë pasojash po merrni nga vendimi që bënë, dënim, shkatërrim. Dhe te libri i fundit i Dhjatës së Vjetër fjala e fundit është shfarosje/shkatërrim, te Malakia 4:6 Kurse te Dhjata e re, fjala e parë e predikimit të parë të Jezusit është: Lum ju, të bekuar jeni ju! Jezusi erdhi për ta hequr mallkimin dhe për ta kthyer bekimin përsëri. Ja si thuhet te
Galatasve 3:13-14 Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne (duke qenë se është shkruar: ”I mallkuar është kushdo që varet në dru”), që bekimi i Abrahamit t’u vijë johebrenjve me anë të Jezu Krishtit, që ne të marrim premtimin e Frymës me anë të besimit.

Të bekuar si Abrahami. Perëndia iu shfaq Abrahamit dhe i tha, lëre fisin tënd, merr familjen dhe më ndiq mua sepse do të çoj në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë. E di cili ishte mallkimi për tokën që iu tha Adamit? Nuk do të prodhojë fryte, kurse Perëndia për të njëjtën tokë i thotë Abrahamit: do te bëj një komb nga ty dhe do të jetojnë në një tokë të re, të bekuar, ku rrjedh qumësht dhe mjaltë. E di si është Izraelit, shteti i Izraelit, rreth e qark tij është shkretëtirë kurse Izraeli është vend i begatë.

Si puna e atij djalit të birësuar, a e ke idenë sesa të krishterë nuk i kuptojnë këto gjëra që themi? Mos e harro që: Ti nuk je më pjesë e një familje të mallkuar por pjesë e një familje të bekuar që kur zgjodhe Krishtin. Dhe në këtë familje, Perëndia është Ati yt! Ai të birësoi ty në këtë familje të bekuar, familjë për së mbari dhe nuk është merita jote, është hiri i tij dhe favori i Tij.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>