1 Nëntor

Si ta Kesh Fuqinë e Perëndisë në Jetën Tënde?

Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit. Isaia 40:29.

Kur ti beson në Jezusin, ti e merr fuqinë e Perëndisë dhe e merr këtë përditë. 

Në fakt, nga shumica, kjo mund të mendohet sikur nuk është ndonjë gjë e madhe. Por shumë shpejt shumica e njerëzve e ka kuptuar se problemi kryesor i tyre nuk është shqetësimi, frika apo hidhërimi. Problemi kryesor është lodhja.

 Nëse dëgjon shumicën e njerëzve herë pas here do të të thonë se janë të lodhur dhe se nuk kanë kohë dhe u ka ardhur në majë të hundës që janë të lodhur.

Arsyeja që ti je i lodhur është se ke mungesë fuqie dhe arsyeja pse ke mungesë fuqie është se nuk je i lidhur me fuqinë e Perëndisë. Ti je duke u përpjekur ta jetosh jetën me fuqinë tënde.

Nuk ka shanse ta përmbushësh qëllimin tënd të jetës pa qenë i lidhur me fuqinë e Perëndisë. Një prizë e palidhur me elektricitet është pa dobi. Një karikues telefoni i palidhur me elektricitet është pa dobi dhe fshesa me korent është pa dobi nëse nuk është lidhur me burimin e elektricitetit.

Ty të duhet fuqia e Perëndisë kudo, më shumë nga sa mendon që të duhet. Pali thotë: “Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon. Filipianëve 4:13.

Kjo nuk është mendësi pozitive. Nuk është psikologji vetë-shëruese. Kjo nuk është filozofi e hollë. Jo. Kjo është fuqi mbinatyrore. 

Cilat janë "të gjitha kushtet?" Fuqia për ta përballuar vetminë është kur ti gjendesh vetëm. Fuqia për ta përballuar stresin është kur je nën presion. Fuqia për ta përballuar fajin dhe frikën, mërzinë, hidhërimin dhe refuzimin. Fuqia për të përballuar falimentim financiar. Fuqia për të përballuar kriza shëndeti. Fuqia për të përballuar një marrëdhënie tashmë të prishur. 

Nga vjen ajo lloj fuqie? Vjen nga Perëndia - kur ti beson në Jezu Krishtin.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>