28 Korrik

Do t’i dëshmoj botës!

Vargu i ditës: "Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut." Veprat 1:8

E ke parasysh kur ke parë diçka dhe ke shumë dëshirë ta ndash me të tjerët? Është diçka shumë e veçantë që edhe pse e ke në telefon të regjistruar, prapë seç të gërric nga brenda dhe do patjetër ta ndash me dikë... 

Po ai momenti kur ke parë diçka me sytë e tu dhe je dëshmitar okular i asaj që ka ndodhur dhe fillon ta përshkruash me shumë detaje... Por nuk është e njëjta gjë kur vjen puna që duhet të dëshmosh për diçka ku rrezikohesh... Por kur ke siguri, pse jo, mund të dëshmosh për çdo gjë... 

Dikush ka thënë: "Lëre Zotin të jetë Gjykatësi. Puna jote është të dëshmosh për Atë!"

Pasi të pajisesh me Frymën e Shenjtë ti do të dëshmosh për Jezusin me këdo, kudo dhe në ç'do kohë. Mesazhi dhe historia e Jezusit ka vazhduar tashmë për mijëra vjet dhe ne jemi dëshmitarë të mrekullive që kanë ndodhur me jetën e shumë njerëzve... Shohim si ka ndryshuar dhe dëshmojmë fuqinë e Perëndisë në jetët tona dhe vazhdojmë me të njëjtën dëshmi që kanë parë dishepujt e hershëm... Jezusi vdiq në kryq dhe u ringjall të tretën ditë sipas Shkrimeve dhe më pas Ai u largua drejt Atit... Njerëzit e panë këtë, dëshmuan dhe ne vazhdojmë të dëshmojmë Lajmin e Mirë... 

Pëshpërit Një Lutje

At’, faleminderit që kemi privilegjin dhe nderin të jemi pjesë e mbretërisë Tënde. Jezus faleminderit për sakrificën tënde dhe që mund të dëshmojmë lajmin e mirë dhe të vazhdojmë ta ndajmë atë. Faleminderit që ndryshove jetën time... Unë do të jetoj për ty Zot... Lutem në emrin tënd të Shenjtë Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>