29 Korrik

Mbështetem Tek Ti!

Vargu i ditës: "Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti." Psalmet 56:3 

Ka kaq shumë ide për frikën dhe ka shumë filozofi si mund ta mposhtësh atë, si mund të mësohesh me të... Në shumë raste të kërkohet ta mohosh frikën dhe të pretendosh sikur nuk është aty, pra ta injorosh dhe të vazhdosh jetën se fundja, frikëra ka sa të duash. 

Por askush nuk e mohon që në kohë frike, nuk të duhen shumë filozofi dhe manuale por të duhen njerëz. Ti me patjetër duhet të mbështetesh diku për ta përballuar atë frikë... Cili është vendi yt i sigurt? Ku strukesh në kohë të turbullta ku mbizotëron frika dhe pasiguria? Çfarë mund të ndodhë kur do të përballesh me frikën apo frikërat e tua?
 

Dikush ka thënë: "Mbaje frikën për vete por kurajon ndaje me të tjerët!" 

Ndaji frikërat e tua me Perëndinë. Ai është burimi i forcës dhe Ai është vendi i sigurt ku ti mund të strukesh në kohë të vështira. Perëndia është aty, dhe ti mbështetesh tek Ai sa herë që ndjen pasiguri dhe lëkundesh nga frika. Ti e di ku të mbështetesh dhe te kush të shkosh... Streha jote është e sigurt dhe ankthi nuk është më i njëjtë kur e kalon bashkë me Perëndinë. 

Pëshpërit Një Lutje

Perëndi, faleminderit që je streha ime, që unë mund të mbështetem tek ti në të mirë e në të keq. Zot, lutem që do të vij gjithnjë tek ty sa herë që do të përballem me frikën dhe pasiguritë. Lutem në emrin tënd Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>