3 Qershor

Më Jep Fjalë Jete!

Vargu i ditës: "Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj.Fjalët e Urta 18:21

A të kujtohet një moment që ndoshta ke lëshuar një fjalë dhe do të doje të mos e kishe thënë, ose një moment të bukur kur ke inkurajuar dikë dhe gjithçka ka ndryshuar në jetën e atij personi. A e shikon sa e rëndësishme është gjuha, fjala që thua?

Gjuha mund të vrasë, sepse me anë të fjalëve ne vrasim ose ndërtojmë një person apo shoqëri. Pra, si mund ta përdorim gjuhën me zgjuarsi? Sepse në të dyja rastet, edhe kur themi fjalë ndërtuese dhe shkatërruese, do të hamë frytet e saj. Ne duam të hamë frytet e fjalëve të jetës, prandaj do ta përdorim gjuhën në mënyrën më të mirë.

Bibla thotë: "Kështu edhe gjuha është një gjymtyrë e vogël, por mbahet me të madh. Ja, një zjarr i vogël ç'pyll të madh djeg!"

A do ta marrësh në konsideratë për të kontrolluar këtë gjymtyrë të vogël që në dyja rastet është si me nis një zjarr i vogël, por pasojat e saj qofshin të mira apo të këqija janë të mëdha. A do të bësh një premtim sot me veten tënde, që nga sot, aq sa varet nga ty, do ta perdorësh gjuhën për fjalë jete, inkurajimi, shprese, gëzimi dhe do të sjellësh ndryshim në momentet dhe jetët e njerëzve?  

Pëshpërit një lutje:

O Atë, më jep një gjuhë jete, fjalë inkurajimi për të tjerët. Më jep fjalët e tua Perëndi, më jep gjuhën tënde. Zot dua sot të inkurajoj dhe ndërtoj të tjerët Perëndi dhe të kujdesem që t'u ndez zjarrin e jetës Perëndi, që ata të inkurajojnë të tjerë dhe të sjellin ndryshim. I kërkoj këto në emrin Jezus, Amen. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>