16 Nëntor

Ec Me Besim Jo Me Ndjenja

Ata që mbjellin me lotë, do të korrin me këngë gëzimi. Vërtetë ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet më këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij. Psalmet 126:5-6

Duhet të mbjellësh me besim jo me ndjenja.

A mendon se çdo ditë një fermer zgjohet i lumtur për të shkuar në punë te ferma e tij? Jo. Është punë e rëndë! Por nëse një fermer thjesht do të punonte për misrat e tij kur ta ndjente, nuk do të kishte shumë prodhim. Ai ndoshta nuk ka dëshirë të ngrihet herët. Ai ndoshta nuk do që të shkojë të korrë, të mbjellë dhe të ujitë tokën. Por ai gjithsesi e bën këtë. 

Ja po bëj një rrëfim: "Unë nuk është se e ndjej gjithnjë që të jem i mirë me njerëzit. Më vjen inat për këtë por ndonjëherë dua të jem edhe moskokëçarës. Ndonjëherë dua të them: "Më lini të qetë!" Pra unë nuk e ndjej gjithnjë të jem i mirë dhe i sjellshëm. Nuk e ndjej të jem gjithnjë bujar. Nuk e ndjej gjithnjë t'i jap njerëzve shpresë. Nuk e ndjej gjithnjë që të predikoj apo të bëj diçka tjetër. 

Por unë nuk mund të jetoj me ndjenjat. Unë duhet të jetoj me besim. Ndonjëherë mbjell edhe kur jam i lodhur. Ndonjëherë mbjell edhe kur jam i shpërqendruar. Ndonjëherë mbjell edhe kur jam i stresuar. Ndonjëherë mbjell edhe kur jam në hidhërim të thellë. Unë vazhdoj përpara me besim pavarësisht ndjenjave të mia, duke pritur që Perëndia të veprojë.

Unë jam dikush që ka humbur djalin dhe ndërsa ishim duke iu afruar asaj date, unë nuk doja të shkoja fare në kishë. Ishte gati dita e Pashkës dhe do të doja shumë të rrija në shtëpi dhe ta festoja Ringjalljen në shtëpi me gruan time, me Zotin dhe fëmijët e mi ndërsa prisnim ditën tjetër. 

Isha duke qarë gati gjithë javën dhe e pashë Psalmin 126:5-6 si premtim: Ata që mbjellin me lotë, do të korrin me këngë gëzimi. Vërtetë ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet më këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij.

Dhe e di çfarë? Ndërsa isha duke mbjellë fara në festimet e Pashkës, Perëndia më dha një tokë prej 2,604 njerëzish që erdhën te Krishti. Ata që mbjellin me lotë do të korrin me gëzim. Unë e bëra këtë me anë të besimit. 

Ndonjëherë Perëndia do të të thërrasë të bësh një sakrificë - me paratë, me kohën, talentet dhe ndoshta edhe me jetën tënde. Ndoshta do të ndjehesh keq dhe do të thuash se nuk të pëlqen ajo gjë. Por nëse e thua këtë, do të humbasësh bekimet që Perëndia ka për ty.

Mbill me besim, jo me ndjenja.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>