15 Nëntor

Mbill me Mençuri

Pastaj Perëndia tha: "Të mbijë toka gjelbërimin, barërat të nxjerrin farë dhe drurët frutore të japin në tokë një frut që të përmbajë farën e tij, secili simbas llojit të tij". Dhe kështu u bë." Zanafilla 1:11

Gjithçka fillon si një farë. Ky është ligji i parë i të korrave.

Të gjitha arritjet filluan si një farë e vogël, si një ëndërr. Amerika filloi si një ide, një farë e vogël jete dhe lirie si edhe në kërkim të lumturisë. Çdo kishë ka filluar si një farë. Jeta jote filloi si farë - kur fara e babait tënd u lidh me vezët e mamasë, këtu filloi jeta jote. Pra çdo gjë që jeton në planetin tonë, në planetin Tokë erdhi nga një farë.

Një farë është gjithçka që është me vlerë dhe që ti e jep. Kur ti jep lavdërime, aty ka vlerë. Kur jep një këshillë të mirë, ka vlerë aty gjithashtu. Kur jep më shumë shumë kohë, sigurisht që aty ka vlerë. Kur jep para, edhe kjo ka shumë vlerë. Kur ndan përjetimet e tua për të ndihmuar njerëzit e tjerë, kjo ka vlerë. Kur jep dashuri, gjithashtu ka një vlerë të madhe aty...

Gjithçka fillon si një farë, koha, paratë, mirënjohja, mençuria apo energjia.

Fjalët e tua mund të jenë gjithashtu fara që i mbjell në mendjet e njerëzve. Ato rriten dhe japin fryte. Prandaj ti ke nevojë t'i zgjedhësh fjalët me shumë mençuri sidomos kur flet me njerëzit që i do shumë, siç janë fëmijët, burri, gruaja apo miqtë e tu.

Më lër të të bëj një pyetje: "Cilat janë llojet e farave që je duke mbjellë në marrëdhëniet e tua? A je duke mbjellë fara besimi apo fara dyshimi? A je duke mbjellë fara mirësie apo fara të prishura? A je duke mbjellë fara që ndërtojnë apo fara që shkatërrojnë? Mbaj mend: "Do të korrësh atë që do të mbjellësh!"


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>