26 Shtator

En—Theos, Entuziazëm = Perëndia Në Mua

Sot, jemi te pjesa dy, dje ishte si hyrja sot shkojmë pak më thellë. Cili ishtë kuptimi? Entuziazëm, En-theos = Perëndia në mua (brenda meje) En, në mua, por brenda meje. Theos, Perëndia. 

Ja të shikojmë disa vargje dhe disa persona që ishin plot me Perëndinë, çfarë bënin: Romakëve 12:11 Mos u tregoni të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbeni Perëndisë (me entuziazëm). Në një studim për punën, doli se gjëja e parë që e ndihmon dikë të japë maksimumin në punë është kur ai/ajo shkon me gëzim në punë. Siç thotë Romakëve, shërbeni me gëzim, hare, entuziazëm. Shërbëni ka kuptimi çdo gjë që bën, sepse Shkrimi thotë, çdo gjë që bëni më punë a me fjalë t’i bëni si për Perëndinë. 

1 Korintasve 15:58 Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit (duke punuar me entuziazëm), duke e ditur se mundi juaj nuk është i kotë në Zotin.

Sa shumë gjëra thotë Bibla për këtë. Ja një rast, Apollo ishtë një nga predikuesit e parë. Ai ishte orator, nuk e kapte njeri me fjalë, debatonte me filozofët Grekë. Ishte ortator, poooor ishte dhe shumë entuziast, ishte plot me Perëndinë. 

Në Dhjatën e Vjetër, Hagai u përpoq për shumë vite që të rindërtonte tempullin por nuk ia doli. Koha kur Izraeli u kthye nga mërgimi. Por pastaj vazhdon, kur Zorobabeli e filloi punën, e filloi me entuziazëm, me gëzim dhe hare, dhe tempulli u rindërtua për 2 muaj. Pse, sepse e bëri me entuziazëm.

Kur isha besimtar i ri, para 30 vitesh, jetoja në fshat. Dhe kur erdha në Tiranë takova një shok të krishterë që më ftoi në kishën e tij, unë mezi prisja të shkoja në kishë, sepse atëherë as nuk e dija ku ishin kishat. Por kur shkova aty, as më foli njeri, as më përshëndeti njeri, se hyra, se dola, çdo gjë m'u duk e ftohtë, pa pikë entuziazmi. 

Pak muaj më vonë, më ftoi një shok tjetër, që ishte drejtues adhurimi në kishë…. Jooo, nuk vij, i thashë, isha një herë nuk më ngjiti fare. Po hajde për mua. Ok, po vij për ty. Ishte totalisht ndryshe, njerëz të gëzuar, shërbenin plot entuziazëm, të flisnin plot dashuri. Kjo po, këtu ndihej gëzimi i Zotit, En-theos.  

Perëndia do që çdo gjë që bëjmë, ta bëjmë me gëzim, si për Perëndinë. Sepse je plot me Perëndinë, En-Theos, Perëndia brenda meje, në mua. Dhe përderisa jam plot me të, atë nxjerr nga vetja. Pema e mirë, jep frute të mira, nuk ka si jep fryte të tjera kur je plot me Perëndinë. 

Bota ka nevojë sot, më shumë se kurrë të takojë, të njohë njerëz që thonë ose duket që janë jam plot me Perëndinë, dhe po nxjerrin nga vetja një pjesë të tij/saj për t'ia dhënë dikujt. 

Le të zgjedhim të jetojmë me entuziazëm, duke e bazuar jetën tek ajo se çfarë thotë Shkrimi, te premtimet e Perëndisë sepse kjo i ndryshon gjërat.  Zgjidh, zgjidh ti vetë, Unë Do Të Jetoj Çdo Ditë Më Entuziazëm. Duke i kujtuar vetes, jeta është e shkurtër, vetëm e sotmja është e garantuar, por ama sot do të jap më të mirën, maksimumin tim, do ta jetoj jetën me plot gëzim, hare, entuziazëm. 

Nesër do të vazhdoj me pjesën tjetër dhe do të ndaj disa gjëra shkurt, çfarë të jep entuziazmi.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>