25 Shtator

Zgjidh Të Jetosh Me Entuziazëm (me hare)

Miq, dua shumë të shikojmë bashkë rëndësinë e kësaj gjëje, të zgjedhësh që të jetosh me entuziazëm. Dua të shikojmë së pari nga një libër i Dhjatës së Vjetër ku Perëndia iu kujton njerëzve, Unë do t’ju jap zgjedhje, zgjidhni ju vetë, jetën ose vdekjen Bekimin ose Mallkimin. Zgjidhni nëse doni të më adhuroni mua ose të adhuroni idhujt.
Ligji i Përtërirë kap.28 na jep një përmbledhje të gjithë Dhjatës së Vjetër, se çfarë do të thotë kur zgjedh të vendsësh Perëndinë të parin e jetës tënde, sesi jeta jote do të bekohet kur bën zgjedhjet e duhura dhe nderon Perëndinë.
Dhe ana tjeter, kur nuk bindemi, bëjmë me kokën tonë, bëjme ca zgjedhje, dhe pastaj nuk jemi më të lirë.
Jemi të lirë përsa kohë nuk kemi zgjedhur akoma, por pasi e ke bërë zgjedhjen nuk je më i lirë. Nëse ke bërë zgjedhjen e duhur do të bekohesh, nëse s’është e duhura do të marrësh pasojat e asaj zgjedhje.

Ka pasoja kur jeton në mosbindje dhe i bën gjërat me kokën tënde. Si në jetën e përdtishme, ti mund ta ngasësh makinën si të duash ti apo ta parkosh ku të duash, por nëse thyen rregullat ka pasoja. Kështu mbyllet kap.28 Por në mes të kapitullit, janë disa vargje kyçe sesi ta luftojmë të ligun i cili do që të na shtyje të mos e nderojmë Perëndinë, do të na ndikojë të ecim me kokën tonë. Ka gjas që do të habitesh se çfarë është.

Ja ta lexojme: Ligji i Përtërirë 28:43-44 I huaji që ndodhet në mes teje do të ngrihet gjithnjë e më lart mbi ty dhe ti do të biesh gjithnjë e më poshtë. Ai do të të japë hua, por ti nuk do t'i japësh hua atij; ai do të jetë koka dhe ti bishti. Kjo nuk është gjë e mirë, sepse më lart thuhet, kur nderon Perëndinë ti je koka dhe jo bishti. 

Por bëhet më keq… Ligji i Përtërirë 28:45-46 Të gjitha këto mallkime do të bien mbi ty, do të të ndjekin dhe do të të zënë derisa të shkatërrohesh, sepse nuk iu binde zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke respektuar urdhërimet dhe statutet që ai të ka urdhëruar. Ato do të jenë si një shenjë dhe si një mrekulli për ty dhe pasardhësit e tu, përgjithnjë. Çfarë thotë Moisiu kështu? E kush do që t’i ndodhin këto gjëra një herë? Po mirë, çfarë të bëjmë, që të mos na ndodhin këto gjëra? Ja ta lexojmë…  

Ligji i Përtërirë 28:47-48a Sepse nuk i ke shërbyer Zotit, Perëndisë tënd, me gëzim dhe hare (entuzizëm) në zemër për bollëkun në çdo gjëdo t'u shërbesh armiqve të tu që Zoti do të dërgojë kundër teje

Qenka muhabet i rëndësishëm, që ta jetosh jetën, të shërbesh me gëzim, me entuziazëm, me hare. Mua mu ndez drita e kuqe, alarm alarm, më ra sirena. 

Unë po mendoja, po s’ka gjë, t’i shërbej Zotit ose mos t’i shërbej fare, çfare rëndesie ka? Por Bibla e thotë ndryshe: Sherbeji Zoti, por ama shërbeji me gëzim mee hare, me entuziazem. Thuaj Atij, here pas here, çdo ditë: faleminderit për gjërat që ka bërë për ty. Unë dua, unë do të shërbej me gëzim dhe hare, sepse nuk dua t’u shërbej armiqve. 

Qenkan zgjedhje, unë do të zgjedh të jetoj dhe do t’i shërbej Perëndisë me gëzim dhe hare, kur vij në kishë, kur adhuroj, kur bëj gjëra në emër të Perëndisë, sepse kjo do e largojë armikun nga jeta ime, nga familja ime, nga puna ime, nga shkolla ime, nga mendja ime? Nëse është kështu, unë jam gati, këtë gjë do bëj! Se qenka shumë më mirë kështu. Me duhet, qenka shumë e nevojshme që të bëj çdo gjë me gëzim dhe hare. 

Po, pse? Të shërbesh me entuziazëm të fuqizon. Ka fuqi jeta jonë kur e jetojmë me gëzim dhe entuziazëm, me hare. Ndoshta se kishe menduar që ka lidhje me besimin, ndoshta ke menduar qe entuziazmin s’e gjen në Bibël. Ndoshta e ke menduar që hareja mund të gjendet vetëm në një party ose në vende të tjera, POR e gjen në Shkrim. 

Zgjidh ta jetosh jetën të tillë, është zgjedhje e mençur, ta jetosh jetën me gëzim, me hare. Dhe kuptimi është ky: Entuziazem, En-theos = Perëndia në mua (brenda meje). En, në mua, por brenda meje. Theos, Perëndia. 

Perëndi, unë të ftoj të hysh në jetën time, të ftoj të jesh Zoti im, të ftoj të puna ime, të ftoj të familja ime, të ftoj te martesa ime, te shkolla ime, te …. ime, kudo, në çdo dimension të jetës.  Sa e rëndësishme është kjo gjë sot, ta kesh Perëndinë në jetën tënde. Dhe e di cila është e mira e kësaj? Kur Perëndia është në jetën tënde, të mbush plot ty, pastaj del prej teje. En-Theos, Entuziazem = je plot me Perëndinë. 

Vazhdon nesër pjesa tjetër, dhe do të shikojmë si bëhet kjo gjë në mënyrë praktike… 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>