20 Shtator

Kë Do Të Zgjedhësh; Jezusin Apo Një Program Në TV?

Vargu i DitësRri në heshtje para Zotit dhe prite atë; mos u hidhëro për atë që i shkojnë mbarë punët e veta, për njeriun që ndjek planet e këqija të tij. Psalmet 37:7 

Arsyeja pse shumë nuk dëgjojnë nga Perëndia kur u flet atyre është sepse nuk e ulin ritmin për ta dëgjuar atë. Ngutja e mbyt lutjen. Ule ritmin, gjej një moment të qetë. Dhe duhet të presësh me pritje. 

E vetmja mënyrë për ta krijuar këtë kohë, është të ngrihesh herët, që do të thotë duhet të shkosh për të fjetur 30 minuta më herët që të zgjohesh 30 minuta më herët. Kështu që vendimi ngelet në dorën tënde, a do që të kalosh kohë me Zotin Jezus në mëngjes apo do të rrish deri vonë dukë parë “BigBrother”, “Përputhen”, një film apo program…? Është zgjedhja jote. Nëse do të zgjohesh herët duhet të shkosh në gjumë herët. 

Programet e darkës në TV nuk do ta ndryshojnë jetë. Por ajo koha 30 minuta çdo mëngjes me Perëndinë ka për ta ndryshuar jetën. 

Nëse do të thoja që nesër në 6 të mëngjesit të kam lënë një takim me kryeministrin Rama apo mbretëreshën e Anglisë apo me Rita Ora apo me dikë tjetër… a do të zgjoheshe? Ka gjasa që do të zgjoheshe shumë më herët, do të bëje dush, do të visheshe bukur. Çunat do të ishin qethur, gocat do të kishin shkuar te parukiuerja dhe me shumë gjasa do të shkoje para kohe që të siguroheshe që të jesh aty.
Shiko, Krijuesi i universit do që të takohet me ty nesër në mëngjes. Madje nuk ke nevojë të vishesh bukur, ashtu me tuta, me pizhame siç fjete. Dhe s’ke nevojë të shkosh diku, aty te shtëpia jote, të divani yt. Dhe s’ke nevojë që ta rregullojë dikush takimin me të. 

Kështu që ndaje mendjen çfarë do më shumë: të rrish 30 minuta më vonë duke parë TV,  në Cel, apo të zgjohesh 30 minuta më herët për t’u takuar me Perëndinë çdo mëngjes?

Një ditë Perëndia do të pyesë: “Kë zgjodhe?” 

Pëshpërit një lutje:
Perëndi faleminderit që më pranon kështu siç jam, që më pret kështu siç jam... Zot të jam mirënjohës që më trajton si birin tënd... Perëndi lutem që do të kem biseda të përditshme me Ty dhe Ti do të jesh ai që do të flasësh nëpërmjet meje dhe kur njerëzit të më shohin, të shohin Krishtin në mënyrën si flas, si sillem dhe si reagoj. Lutem në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>