16 Shkurt

Ideja 38 Nuk ka asgjë të re nën diell

Person i rrezikshëm është ai që mendon se i di të gjitha. 

Nuk ka fund dija, nuk ka fund njohuria gati në çdo lloj fushe. Kur një person, drejtues, anetarë skuadre mendon se i di tëgjitha tregon që ai person ose nuk po lexon më ose është në nivele arrogance.
Kurse njerëzit krijues duhet të jenë ndryshe, e kuptojnë që dinë por nuk dinë çdo gjë. Ne si njerëz njohim copëza tëgjërave dhe jetës.
Shumë nga strukturat më interesante janë jashtë llogaritjes tonë por ne njohim pjesë të tyre. Truri i njeriut është akoma ipanjohur plotësisht mënyra sesi funksionon, përcjell informacione, ruan dhe fshin gjëra. Apo nëpër universe temperaturat nëpër nivele të ndryshme, trysnitë, yjësia.
Apo sjelljet e njerit. "Zemra është e panjohshme" thotë Jeremia (profet në Bibël). Ti dhe unë bëjmë gjëra që habisim veten. Si e bera unë këtë, si e thashë unë këtë, si reagova unë kështu? Habitemi sepse hamendësojmë që e njohim veten por as veten tonë nuk e njohim plotësisht. Faktet, njohuritë i përshtaten të kuptuarit të botës tonë sot. Por kjo që njohim ne sot, para 50-të vitesh ishte totalisht e panjohur për një brez më parë. Ose ajo që zbulohet në 50-100 vitet në vazhdim do të jetë shumë më e madhe sesa dimësot.
Prandaj kjo gjë duhet të na mbajë të përulur për gjëra që dimë, kuptojmë ose zbulojmë, jo të na çojë në arrogancë që tëmos jemi të hapur për gjërat e reja. 

Nëse has diçka që nuk e di është më e drejtë të thuash, nuk e di, por do të kërkoj për këtë gjë. Nga ana njerëzore e kemi tëvështirë ta pranojmë që nuk dimë. Ndërkohë që e dimë ata që ishin 100% të sigurtë për një gjë, pas disa kohë doli totalisht e kundërta. Në brezin e prindërve tanë theksohej nëpër botë se qumështi më i mirë për fëmijët ishte ai i blerë dhe bërë për fëmijët dhe ishin 100% të sigurtë që ashtu ishte. Ndërsa sot theksohet se nuk ka të krahasuar qumështi i nënës për fëmijët, që në atë qumësht janë gjithë vlerat e ushqimit të duhur për një bebe.
Kur pretendojmë që i dimë të gjitha na jep një fare sigurie, një farë kontrolli. Por sa më shumë të dish aq më shumë do të kuptosh sesa pak gjëra kemi në kontroll dhe sesa pak gjëra dimë në të vërtetë.
Kjo është e bukur, Tomas Edison tha: “Për gjërat ne nuk dimë as të miliontën e një përqindshit.”

Trazojmë ide: 
Për sa gjëra ti je i sigurtë që di çdo gjë rreth tyre? Shkruaj disa prej tyre. Mos ki merak ky është libri yt, ji i sinqertë me veten, s'do ta lexojë njeri 😉 Kjo nuk është për zhgënjyer ty thjesht është ndihmë për të qenë mendje hapur ndaj gjërave tëreja. 

"Disa herë mendoj që njeriu nuk ka nevojë për ushqim dhe ujë të mbijetojë, por thjesht më shumë thashetheme." 
-Steve Toltz


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>