Në shumicën e herëve është emocionale.
Kur isha ushtar, shikoja sesi ushtarët do të krijonin mënyra për të marrë diçka, për të shitur diçka njëri-tjetrit, për t'ia hedhur komandantit. Një shprehje e çudishme por që tregon edhe krijueshmëri e ushtarëve është: “Ushtari vetëm nuk pjell.” Aq shumë marrëzira edhe ide të çmendura kanë.
Ose më keq akoma, imagjino sesa krijues janë trafikantët narkotikë sesi e fshehin dhe e trasportojnë duke e futur në gomat e makinave, mes frutave, ushqimeve të eksportuara. Madje krijojnë 1001 mënyra për të futur në burg këto gjëra. Edhe pse është ilegale në gjithë burgjet, përsëri ia gjejnë mënyrën për të futur në burg çdo lloj substance. Disa herë familjarët ose shokët e tyre ua fshehin nën ushqimet që u kanë sjell nga jashtë. Ose duke u shkruar letra të cilat ishin të ngopura me substancë, madje në libra me ngjyrosje si p.sh. librat e "Harry Potter", madje edhe në çarçafët e ngopur me lloje tëndryshme substancash.
Ose kur do të takonte familjen, gruan dhe fëmijën, fëmija kishte në dorë një tullumbace dhe brenda saj kishte 20g heroinë.
Në Zelandën e Re, shokët e të burgosurve nga jashtë hidhnin zogj të ngordhur dhe brenda tyre kishin vënë drogëra tëndryshme.
Te zarfet e letrave, poshtë pullave postare janë gjetur substanca.
Po krijueshmëria të tjera negative që demtojnë të tjerët, "Call-centers" që shesin aksione që në fakt nuk janë reale. Njerëz që investojnë ose shtyhen të investojmë më shumë derisa kanë shitur shtëpinë e tyre sepse do të fitojnë. Ose forma e skemave piramidale në 1997.
Sa e sa të tilla ka… format e kopjimeve, idë të çmendura krijuese për të kopjuar.
Trazojmë ide:
Po sikur këto ide “gjeniale” të përdoreshin për mirë. Për të krijuar diçka të re ose për të përmirësuar diçka që ka ngecur? Përderisa ka ide krijuese kaq negative duhet të ketë zgjidhje për çdo situatë apo jo?
A ka diçka që nuk shkon te puna ose shkolla jote? Çfarë idesh krijuese do ta përmirësonin situatën? Shkruaj 2-3 prej tyre.
"Çdo budalla mund ta bëjë diçka të duket shumë e ngatërruar dhe komplekse, por duhet një i mençur që ta thjeshtojë atë." - Pete Seeger
"Dobësia më e madhe është dorëzimi. Mënyra më e sigurtë për të patur sukses është që gjithmonë të çohesh ta provosh edhe një herë." – T.Edison