20 Dhjetor

Jeto Plotësisht për Të

Atëherë Maria tha: “Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate.” Dhe engjëlli u largua prej saj.
Luka 1:38

Lindja e Jezusit ishte premtimi i shpresës dhe shpengimit, për një popull të dëshpëruar për një Mbret të ri. Jeta e Tij shërbeu si një shembull, se si duhet ta ndjekim Zotin në çdo rrethanë. Vdekja e tij pagoi çmimin për mëkatet tona, duke na lejuar që të rikthehemi në marrëdhëniet tona me Perëndinë. Ringjallja e Tij përmbushi profecitë e të vjetërve dhe mundi fuqinë e mëkatit dhe vdekjes. Por shërbesa e Jezusit kapërcen përgjithmonë gjeneratat dhe është akoma duke ndryshuar botën çdo ditë.

Perëndia dërgoi Birin e Tij në botë herën e parë si një fëmijë të përulur, duke vendosur në lëvizje planin e Tij të fuqishëm të shpengimit. Jezusi do të kthehet përsëri si Mbreti triumfues, të cilin të gjithë do ta shpallin si Zot. Ndërsa presim kthimin e Tij triumfues, ne mund të jetojmë për Të si krijesa të reja, plotësisht të gjallë.

Dhe ndërsa ne bashkohemi me Të, në punën e Tij restauruese të mbretërisë që vazhdon edhe sot e kësaj dite, ne e nderojmë emrin e Tij si Mbret të Mbretërve dhe Zot të Zotërve.

Hap Praktik: Bëj diçka të vogël për të rregulluar gjërat. Mblidh mbeturinat që janë te pallati apo te lagjja ose dhuro disa sende që nuk të duhen më, një dyqani që shet gjëra të përdorura.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>