21 Dhjetor

Jezusi Ndryshon Jetë

Por engjëlli u tha atyre: “Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin."
Luka 2:10

Natën që lindi Jezusi, barinjtë u bënë dëshmitarët e Tij të parë. Imagjino se si u përhap lajmi nga një person në tjetrin. Betlehemi ishte plot me njerëz që udhetonin të lodhur dhe do kishte qenë e vështirë të injorohej çudia dhe entuziazmi i barinjve.

Nga lindja e Tij në ngritjen e Tij, Jezusi ndryshoi jetën e të gjithë atyre që e përjetuan Atë. Për shkak se dashuria e Tij ndryshon atë që prek, Ai ende po ndikon në botën tonë. Dhe përmes atyre prej nesh që janë transformuar nga dashuria e Tij, Ai vazhdon të arrijë tek të humburit me mesazhin e Tij të jetës së re. Ashtu si barinjtë atë Krishtlindje të parë, ne jemi të dërguarit e Tij.

Cila është historia jote se si Jezusi ndryshoi jetën tënde? Çfarë dhurate më të madhe mund të japësh, sesa të ndash dashurinë e Tij me ata që janë të lënduar ose ata që po kërkojnë pa qëllim?

Sot, festo lindjen e Tij - dhe të gjitha mënyrat që Ai të ka treguar dashurinë e Tij të pakushtëzuar. Pastaj shko dhe u thuaj të tjerëve, se edhe ata, janë plotësisht të dashur nga Ai.

Hap Praktik: Ndaj lajmin e mirë të gëzimit të madh! Tregoji dikujt për Jezusin dhe ndikimin që Ai ka pasur në jetën tënde.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>