6 Dhjetor

Jezusi Ishte Premtimi i Perëndisë

"Çohu, shkëlqe, sepse drita jote ka ardhur, dhe lavdia e Zotit u ngrit mbi ty." Isaia 60:1

Profet pas profeti e kanë parashikuar ardhjen e Mesias. Shumë nga zakonet dhe festat e Izraelit ishin hije të substancës që do të vinte me shfaqjen e Tij. Por shekujt filluan të kalonin dhe jeta dukej sikur po vazhdonte normalisht pa këtë ndërhyrjen hyjnore. A ishin fjalët e Perëndisë thjesht premtime boshe për popullin e Tij? A e kishin profetët gabim? A ishte njeriu i destinuar të jetonte në zinxhirët e skllavërisë dhe mëkatit? 

Pastaj, një ditë që filloi njëlloj si të gjitha ditët e tjera, ajo ndërhyrja hyjnore aq shumë e dëshiruar erdhi në formën e një foshnje që do të ndryshonte fatin e njerëzimit. Për të gjithë ata që ishin akoma duke e pritur Atë, Jezusi erdhi pa shumë zhurmë dhe bujë. Por në ditën e lindjes së Tij, bota ndryshoi thellësisht. Asgjë nuk do të ishte më si më përpara. 

Hap Praktik: Reflekto në dëshminë tënde. Shkruaj mënyra specifike si ka ndryshuar jeta jote kur e ke pranuar Jezusin si Zot dhe Shpëtimtar. Ndaje me një besimtar ose një mik për t'i inkurajuar dhe nxitur ta zmadhojnë besimin e tyre. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>