Nga Marku 1:32-38
Jezusi nuk i la kërkesat e shërbesës së Tij që ta shkëputnin nga koha me Atin. Shpesh Ai shkonte në vetmi dhe e përdori këtë kohë për të refreskuar perspektivën dhe për ta parë edhe një herë pamjen e madhe. Shikoni radhën e ngjarjeve të detajuara nga ky pasazh:
1. Tensioni kishte filluar. Dita ka mbaruar, por turmat filluan të bënin kërkesa (v. 32-34).
2. Paradoksi është i dukshëm. Jezusi u largua në mes të shërbesës dhe i la nevojat të paplotësuara (v. 35).
3. Thelbi është i qartë. Jezusi duhej të ndalonte ritmin, t’i linte njerëzit dhe ta rimbushte veten. (v. 35).
4. Njerëzit janë kërkues. Madje ndjekësit po e kërkonin Jezusin që t’i kujtonin Atij se sa shumë kishin nevojë për Të (v. 36, 37).
5. Qartësohet qëllimi. Ati i Tij e ripërtërin Atë dhe i dha udhëzime (v. 38).
Përparësitë e Jezusit erdhën nga lidhja që kishte me Atin qiellor, jo nga nevojat e njerëzve. Ai ndiqte prioritetet ndërsa vazhdonte t'iu shërbente njerëzve gjithashtu.
Po ti, si i përcakton prioritetet e ditës? A i përcakton ato? Ato nuk ke fare synime ditore dhe çfarë të dali atë ditë, atë bën? Në një javë normale, sa herë kalon kohë me Perëndinë?
Liku ku mund te lexosh pasazhin nga Marku: https://my.bible.com/sq/bible/7/MRK.1.ALBB