10 Mars

Mos u Ndal Nga Plotësimi i Synimit Tënd!

Te  Marku 2:1–12 gjejmë katër çuna që e sollën shokun e tyre te Jezusi. 

Këta katër çuna e morën shokun e tyre të paralizuar dhe u përpoqën ta çonin te Jezusi që Ai ta shëronte, por për shkak të turmës së madhe që kishte ardhur aty, ata nuk mundën të afroheshin aty ku ishte Jezusi.
Por, a i ndaloi kjo gjë ata? Absolutisht që jo. Ata hapën çatinë dhe me një litar e ulën shokun e tyre të paralizuar nga çatia për në dyshemenë e dhomës ku ishte Jezusi. 

E njëjta gjë për ty: Drejtuesët që synojnë fitoren me patjetër nuk i lejojnë pengesat t’i ndalojë në rrugëtimin e tyre. Ata e vendosin në mendjen e tyre, ne do e gjejnë një mënyrë për të arritur qëllimin tonë dhe do ia dalim të fitojmë si skuadër. 

Përmbushja e një ëndrre të synuar shpesh nuk është e lehtë në kushtet e zakonshme. Nëse do të ishte e lehtë të gjithë do ta arrinin. Në këtë rast, synimi i tyre i detyroi këto 4 çuna të guxonin dhe të bënin gjënë e vështirë, diçka jo të zakoshme dhe që ishte e kushtueshme.

Cila është ëndërra jote? Sa herë ke provuar për ta arritur atë? A je gati për t'u dorëzuar apo je gati të bësh të pamundurën për ta arritur edhe nëse do të duhet të bësh gjëra që në dukje janë të çuditshme? 

Ky është linku për të lexuar Shkrimin: https://my.bible.com/sq/bible/292/MRK.2.AL


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>