13 Tetor

Ji Gati!

Vargu i ditës: "Edhe ju pra, jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë që nuk e mendoni." Luka 12:40

Zakonisht kur je duke pritur ti e di pak a shumë orën se kur do të jetë edhe pse ndonjëherë pritja duket e gjatë. Edhe varet gjithnjë për çfarë je duke pritur prandaj duhet të jesh gati dhe të jesh i përgatitur për çfarëdolloj rezultati.

E sigurt që ke patur raste kur pritja nuk ka qenë e lehtë; mund të ketë qenë një operacion që shkoi më gjatë se sa e kishe menduar dhe kjo të ka lodhur apo edhe ndonjëherë që pret të vijë dikush dhe i anullohet fluturimi dhe vjen pas disa ditësh se ashtu mund të ketë qenë situata... 

Dikush ka thënë: "Unë nuk e di çfarë do të ketë e ardhmja për mua, por di që do të jem gjithnjë gati!"

Jezusi është duke folur për rikthimin e Tij. Si të jemi pra gati për kthimin e Tij? Të bëhemi gati që të jemi perfektë apo të shërbejmë ca më shumë që Ai të mos nxehet? Jo në fakt, sepse Ai për këtë erdhi herën e parë sepse e di që nuk mund të jemi të përsosur. Ai nuk është duke na frikësuar që do të vijë. Më parë në këtë kapitull Jezusi thotë që duhet të jemi si shërbëtorët që presin për ardhjen e të zotit të tyre dhe ai i gjen zgjuar sepse do t'i ulë për të ngrënë... Dhe kjo është një pritje e mrekullueshme dhe do të jetë e gëzueshme si pritje. Ardhja e Tij mund të jetë në çdo moment dhe nuk e dimë. Biri i Perëndisë do të vijë dhe kjo do të ndryshojë mënyrën si ne jetojmë. dhe çdo gju do të përkulet dhe çdo gjuhë do të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot. Pra ideja është të jetosh që tani atë jetë për të cilën je duke pritur Jezusin. Pra ji gati për të pritur të ftuarin e nderit që do të kthehet dhe jeto një jetë që e nderon Atë. 


Pëshpërit një lutje: 
Perëndi të jam shumë mirënjohës për atë që ti bëre për mua kur erdhe të japësh jetën për mëkatet e mia dhe për të më dhënë jetë të përjetshme... Perëndi lutem që do të jem gati për ardhjen Tënde, kurdo që të jetë dhe do të pres me gëzim të madh të të shoh ty ballë për ballë Jezus... Lutem në emrin Tënd, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>