14 Tetor

Thjesht… Rrëfeje!

Vargu i ditës: "Rrëfejani fajet njëri - tjetrit dhe lutuni për njëri - tjetrin, që të shëroheni; shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt." Jakobit 5:16.

E ke parasysh kur ke një problem të madh ose ndonjë gëzim shumë të madh dhe do patjetër ta ndash me dikë? Ç'kuptim ka një arritje nëse nuk e tregon? Nëse nuk përgëzohesh? Nëse nuk merr një: "Bravo, ia dole!".

Nga ana tjetër, ti ke një problem shumë të madh dhe mezi e pret atë shokun/shoqen për ta ndarë këtë sepse të duket sikur i kë dhënë gjysmën e problemit. Sepse e vërteta është që mund të mbash deri në njëfarë vendi, por jo për një kohë shumë të gjatë. 


Dikush ka thënë: "Fuqia e rrëfimit nuk qëndron te sekreti që sapo theve, por tek shërimi që vjen më pas!"

Ky varg ka kaq shumë të vërteta brenda dhe disa gjëra për t'u vënë në zbatim. Tani, t'i rrëfejmë mëkatet njëri - tjetrit është shumë e vështirë sepse mund të jetë pjesa e paragjykimit nga rrëfimi dhe ne shpesh zgjedhim të rrimë në heshtje. Por problemi është se mëkatet e parrëfyera dhe të fshehura mund të rriten dhe të na dëmtojnë ne dhe të tjerët rreth nesh. Por kemi një lajm të mirë. Zoti do që ne ta rrëfejmë mëkatin dhe turpin tonë sepse duhet të kemi këto periudhat e shërimit. Këtë bëri Jezusi në kryq, duke marrë turpin dhe mëkatin tonë që të na pastrojë. Duke patur këtë në mëndje Jakobi është duke na sfiduar ta vemë në praktikë besimin tonë duke i rrëfyer njëri - tjetrit mëkatet dhe duke u lutur për njëri - tjetrin. Pse? Që të shërohemi. Duke rrëfyer ne e hedhim tutje krenarinë dhe me përulësi e hedhim mëkatin përpara Perëndisë dhe përpara vëllezërve dhe motrave tona. Kjo sjell një dashuri të madhe në trupin e Krishtit dhe në unitetin mes besimtarëve dhe e reflekton dashurinë e Tij për ne ndërsa përjetojmë shërim brenda këtij komuniteti. Nëse ke ndonjë mëkat që nuk e ke rrefyer, dua të të inkurajoj që të lutesh dhe të gjesh shërim. Nëse është rrëfim personal, gjej dikë që është i besuar që të ndash barrët bashkë me të duke u lutur për njëri - tjetrin dhe duke e mbajtur njëri - tjetrin.


Pëshpërit një lutje: 
Perëndi faleminderit që mund të mbash barrët e mia dhe që i more mëkatet e mia në kryq. Zot unë lutem që Ti do të më sjellësh njerëzit e duhur për të ndarë barrët me mua dhe që do ta mbajmë fort njëri - tjetrin për ditë të vështira. Zot lutem këtë mëngjes që do të më japësh fuqinë që të rrëfej mëkatet me Ty Zot dhe me njerëz që Ti i ke sjellë në jetën time. Lutem në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>