6 Korrik

Kam besim tek Ti!

Vargu i ditës: "Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë". Psalmi 20:7

Me siguri që mund të kesh rastisur në ndonjë bisedë kur ndonjëri nga miqtë, sapo ka blerë një makinë dhe fillon edhe e përshkruan me detaje. Është e këtij viti, kap kaq shpejtësi për kaq km...  të jep siguri se ka kaq sisteme frenimi, opsione të ndryshme etj etj...
Biseda të tilla ka plot e megjithatë mund të themi me plot gojë se sërish ka aksidente dhe shumica e tyre nuk kanë kuptim fare për shkak se makinat janë shumë të reja dhe kanë qindra opsione... Njerëzit e vendosin besimin te makina për shkak të gomave, frenave, sistemeve të drejtimit etj... 

Dikush ka thënë: "Të kesh besim te Zoti është e vetmja shpresë dhe siguri. Kjo na siguron që gjithçka do të shkojë mirë sepse Ai është me ne në kohët tona më të vështira".

Gjithçka që mund të të duket e sigurt dhe që të jep siguri për momentin, është thjesht e përkohshme. Perëndia është ai që kujdeset dhe është burimi i sigurisë. Ne kemi besim tek Ai sepse Ai asnjëherë nuk dështon dhe është siguria jonë. Të gjitha gjërat shkojnë e vijnë dhe gjërat ndodhin gjithsesi sepse e kemi vënë besimin tonë në vendin e duhur... Ne kemi besim te Perëndia, jo të gjërat... 

Pëshpërit Një Lutje

O Atë faleminderit që kudjesesh për mua. Unë kam besim te Ti Zot sepse ti je burimi i sigurisë dhe ti je i pandryshueshëm. Zot unë do të kem besim tek Ti, dhe jo në gjërat që kam... Lutem që do ta kujtoj këtë gjë çdo ditë Zoti Jezus... Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>