20 Janar

Karakteri i Jezusit 

Sa herë që Jezusi u përball me sprova në lidhje me lidershipin e tij, Ai tregoi integritet duke e trajtuar situatën me profesionalizëm. Ja ta shikojmë nga Mateu 22:15–46

1. Farisenjtë përpiqen ta zënë në kurth me çështjen e taksave (v. 15–22).A duhet t'i paguajnë hebrenjtë taksa Cezarit? Secila përgjigje e pritshme do ta fuste Jezusin në telashe ose me romakët oseme hebrenjtë. Kështu që Jezusi i përgjigjet pyetjes me një pyetje. Ai kërkon një monedhë dhe më pas thotë: "E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrimi?" (Mat. 22:20). Monedha kishte fytyrën e Cezarit - prandaj duhet t'i jepet atij. Kurse njerëzit u krijuan sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë—kështu që ata duhet t'i perkasin Atij.

2. Saducenjtë përpiqen ta zënë në kurth me çështjen e martesës (v. 23–33). Nëse një grua ka humbur disa burra në vdekje të parakohshme, gruaja e kujt do të ishte ajo në qiell? Jezusi shpjegon se nuk ka martesë në qiell, kështu që është një çështje që nuk ia vlen ta diskutosh. Por më pas Ai shtron pyetjen e tij, duke vërtetuar nga vetë Shkrimet e tyre ekzistencën e ringjalljejes dhe të qiellit.

3. Farisenjtë përpiqen t'i bëjnë Atij një pyetje që në dukje s’ka përgjigje (v. 34–40). Cili ishte urdhërimi më i madh? Sigurisht që Jezusi nuk do të linte asnjë ligj jashtë. Dhe Ai e përmbledh gjithë Ligjin me një urdhër të vetëm: Duaje Perëndinë dhe të afërmin tënd. Pastaj Ai vetë iu shtron atyre një pyetje pa përgjigje, duke vërtetuar se i njihte Shkrimet më mirë se ata (v. 41–46).

Jezusi nuk u ndje i kërcënuar nga provokimet por me qetësi u mor me secilin prej tyre. Dhe ishte nga karakteri i tij i qëndrueshëm dhe solid. 

Për secilin që është ndjekës i Krishtit, sa më shumë që karakteri yt bëhet si i Jezusit aq më lehtësisht mund të merresh me opozitën dhe kundërshtimet. 

Kur ka qenë një rast që dikush ose një grup u përpoq që të zinte ngushtë me fjalë? Si dole nga situata, duke u përgjigjur me një pyetje, duke u përgjigjur me urtësi apo te e kundërta? 

A të nxjerr “nga binarët” presioni, apo je i njëjtë? 

Pasazhin e Mateut mund ta lexosh te ky link: https://www.bible.com/sq/bible/7/MAT.22.ALBB


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>