27 Janar

Lideri Zë Mend Nga Gabimet—Pjetri

Momente lidershipi nga Pjetri te Mateu 26:30–75

Nëse ke dështuar ndonjëherë, mos u mërzit, nuk je vetëm, ke plot shokë. Ja të shohim Pjetrin, apostulli që në fund u thye, atij që Jezusi vetë i vuri nofkën Shkëmbi. Ai pati dështim pas dështimesh në fakt. Ai që ishtë më i rëndë ishte gjatë momentit kur Jezusi kishte nevojë më shumë për të. Në atë moment, ai shkon dhe e mohon Jezusin duke thënë: "Unë nuk e njoh atë njeriu!" (Mat. 26:74). Kur iu bë presion, Pjetri bëri atë që tha se nuk do e bënte kurrë. “Ndërsa ai ishte ende duke folur, këndoi gjeli. Dhe Zoti u kthye dhe shikoi Pjetrin. Dhe Pjetrit iu kujtua fjala që i kishte thënë Zoti: ''Para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë''. (Luka 22:60, 61).
A mund ta imagjinosh ngarkesën që kishte ai kontakt me sy?
Pjetri vrapoi jashtë dhe u “thye në mes”, u trishtua shumë. Ky Pjetri i guximshëm, mburraveci, i pathyeshmi, tani dështoi dhe rëndshëm fare.

Pse dështoi Pjetri? Sepse…
• Ai e ngriti veten mbi të tjerët.
• Ai mendonte se e njihte veten më mirë seç e njihte Jezusi.
• Ai mendoi se ishte më i fortë se Jezusi.

Por nuk mbaroi aty sepse në fund Pjetri i thirri mendjes. Në mëngjesin e Pashkëve, engjëjt iu kërkuan grave që erdhën te varri t'i tregonin Pjetrit se Jezusi ishte ringjallu dhe do ta takonte në Galile. Pjetrit do i duhej të përballej përsëri me Jezusin. Por nga përballja me Jezusin, Pjetri gjeti shpresë dhe fitoi ndikim të madh duke zgjedhur t’i bindej Atij.

Si lider, kur të dështosh, zër mend shpejt, përballu me dështimet, përballu me Jezusin dhe gjeje shpresën tek Ai. Qofshin dështimet si shkallë për tu ngjitur jo si rrugë e rrëshqitshme që të çojnë poshtë e më poshtë. 

Linku për të lexuar Mateu kap.26: https://www.bible.com/sq/bible/7/MAT.26.ALBB


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>