31 Mars

Kë Duhet Të Nderoj Tjetër?

Shkrimi thotë: Nderoje tjetrin më shumë se veten. Po ndaj  4 hapa praktike, si të jetojmë ashtu siç i pëlqen mbretit Jezus në një kulturë përçmuese, si të tregojmë nderim dhe vlerësim. Dy i ndava dje, dy po i ndaj sot. 

Kë duhet të nderojmë:
-Ndero Perëndinë (Fjalët e Urta 3:9)
-Ndero prindërit (Eksodi 20:12)
-Ndero autoritetin (Romakëve 13:1-7)
-Ndero drejtuesit shpirtëror (1 Timotuet 5:17)  

-Ndero autoritetin. Bibla na thotë, nderoni ata që janë në pushtet. Meqë ra fjala, a lutesh për Edi Ramën, Erion Veliaj për ne që jemi në Tiranë, për ata që janë në pushtet aty ku jeton ti? Nuk po të them a të pëlqejnë, por sot për sot ata janë në pushtet dhe Shkrimi thotë, të lutemi për ata në pushtet, kushdo që të jenë. Shiko, kur jam në kafe me shokë, ne mund t’i japim mend Edi Ramës dhe të gjithëve sesi ta drejtojnë këtë vend, nga kafja, çfarë reformash të bëjë, çfarë jo. Dhe i dimë cilët janë vendimet e duhura. Por pastaj kujtohemi, ne sikur s’na ka caktuar Zoti si këshilltarë të tyre, na ka kërkuar të lutemi per ta. Nuk e them unë, lutuni për ta, e thotë Shkrimi. Lutu për autoritetin te shkolla, drejtorin, shefi e katedrës. Te puna, Ceo-n, shefin, pronarin, drejtorin. Ajo që dalloj gjithë andej është se njerëzit, jo ti, shumica e njerëzve, ngordhin për të fol keq për shefat e tyre, pronarët, drejtorët… . -Boo një javë të rrish ti tek puna ime, shkolla ime, ai është i çmendur, ai është i fiksuar, ai është i pangopur me punë, ai, ajo, ai, ajo… . Po kur i pyet personalisht: Po ti vetë, a shkon gjithmonë në kohë te puna, a e mbaron punën në kohë, a bën atë që të kërkohet pa naze… Po ça ke me mua, unë po flas për pronarin, mos u kap me mua tashti.
Por vjen si cikël, kur nuk nderon dot prindërit, e ke të vështirë të nderosh drejtuesët më vonë. Ndiqe radhën, ndero Perëndinë dhe bëhet më e lehtë të nderosh prindërit. Ndero prindërit dhe bëhet më e lehtë të nderosh ata që janë në pushtet. E fundit…  

-Ndero drejtuesët shpirtëror. Ndero pastorët, drejtuesët e shërbesave. Për këtë do shkruaj nja 20 faqe.  Shaka. A doni ta nderoni pastorin tuaj? Gjëja e parë që mund të bëni është të luteni për të.
Ata kanë nevojë për lutjet tuaja çdo ditë. Që Perëndia tu jape urtesi sesi drejtojnë, sesi mësojnë, predikojnë. Fuqia e kishës lidhet ngushtë me fuqinë e lutjes. Sa më lutese të jetë kisha aq më e fuqishme është. A do na bëni një nder mua dhe gruas time? Sigurisht që e mira është të mos flisni pas shpine për ne, nëse keni diçka na e thoni, takohemi, flasin në cel. . Por më e rëndësishmja është: Lutuni për ne. Sidomos në kohët që jetojmë po bëhet gjithnjë e më e vështirë të drejtosh një kishë. Sepse ti thua diçka, ka njerëz që s’bien dakort, ti thua gjënë tjetër, përsëri ka disa që s’bien dakor. Ti nuk thua asgjë, ka njerëz që thonë, pse nuk thotë asgjë pastori për këtë çështje? Është bërë më i vështirë drejtimi për ne pastorët.  

E di pse doja ta ndaja këto gjë me ty, dje dhe sot? Sepse kur ti tregon nderim, Perëndia do të bekoje ty si person. Të bën mirë ty. Ja një pasazh i vështirë… Marku 6:4-5 Por Jezui u tha: Asnjë profet nuk përçmohet askund, përveçse në vendlindjen e tij, te të afërmit e tij e në shtëpinë e tij. Dhe atje nuk mundi të bënte asnjë mrekulli, përveçse shëroi disa të sëmurë, duke vënë duart mbi ta. Jezusi nuk bëri mrekulli në atë vend. Çfare del nga pasazhi? Nëse ti nuk tregon nderim ndaj Perëndisë, ndaj autoritetit tënd, Perëndia nuk bën mrekulli aty ku mungon nderimi. Dukshëm qenka themel jete nderimi. Nese do të marrësh mrekulli filloje me nderimin. Madje Jezusi tha, beko edhe armiqtë e tu. Sepse kur i bekon kundërshtarët, nuk të hidhërohet zemra. Zemra jote qëndron e pastër para Perëndisë.
Mos lejo asgjë që ta pengojë dorën e Perëndisë në jetën tënde, mrekullitë e Perëndisë për ty. 

Përshpërit një lutje: 
Atë, në emrin Jezus lutem. Më ndihmo të nderoj dhe të lutem për autoritetet në vendim tim ashtu siç më thua ti, sidomos në këtë kohë zgjedhjesh në Shqipëri. Që të ecin me drejtësi dhe të kalojë në pushtet ai/ajo që ke zgjedhur ti. Më ndihmo të nderoj pastorin, drejtuesin, autoritetin tim frymëror. Dua ta bëj për vetën time, sepse dua të marr bekimet, mrekullitë, të hapësh dyer për mua. Dhe s’dua të lejoj asgjë të hyjë në mes meje dhe teje, ta mbaj zemrën e pastër, pa mëri, pa mosfalje, të çiltër dhe të pastër. Amen! 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>