14 Shtator

Kjo Është Ide Që Bibla E Mbështetet

Vargu i Ditës:  Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnëLuka 21:33

Shpesh mendojmë, ore kjo ideja që kam vjen sepse po më thotë Perëndia diçka, është shpërqëndrim nga i ligu apo është thjesht një dëshirë e imja. Është shumë e rëndësishme të bësh dallimin mes këtyre të trejave dhe si ta dallosh kur po të flet Perëndia sepse mund të ketë pasoja të përjetshme. 

Ndodhin goxha gjëra dhe njerëzit ia ngecin Perëndisë kur thonë: “Perëndia më foli, më tha.” Bibla thotë: Shumë të dashur, mos i besoni çdo fryme, por i vini në provë frymërat për të ditur nëse janë nga Perëndia, sepse shumë profetë të rremë kanë dalë në botë. 1 Gjonit 4:1

Ajo sesi sheshohet kjo punë është duke e pyetur veten: “A shkon kjo me atë që thotë Bibla?” Sepse Perëndia nuk thotë diçka që e kundërshton Fjalën e Tij. Sepse Perëndia nuk thotë diçka dhe më vonë ndërron mendje. Nëse Ai e ka thënë dhe është në Bibël, ajo është e vërtetë dhe do të jetë gjithmonë e vërtetë. 

Perëndia është i njëjtë. Nuk është me çere, një ditë mirë, një ditë me nerva. Nuk ndryshon mendje. Nuk do të kërkojë të bësh diçka që mund të prishë parimet që i ka thënë tashmë te Fjala, Bibla. 

Kështu që pyetja e parë që duhet të bësh është: “Ky mendim që kam a shkon me atë që e ka thënë tashmë Perëndia?” Nëse ajo që ke në mendje bie në kundërshtim me diçka që thotë Bibla, atëherë është e lehtë për ta kuptuar që nuk bën ajo gjë. 

Fjalët e mia nuk do të kalojnë tha Jezusi. Fjala e Perëndisë është e përjetshme sepse e vërteta nuk ndryshon kurrë. Ajo që ishte e vërtetë para 5 mijë vitesh, ishte e vërtetë edhe para 1 mijë vitesh, është e vërtetë edhe sot dhe do të jetë e vërtetë edhe pas 5 mijë vitesh të tjera.

Kështu që çdo herë pyetja që duhet t’i bësh vetes duhet të jetë: “A shkon kjo gjë me Fjalën e Perëndisë?” 

Pëshpërit një lutje
Zot, faleminderit për premtimin tënd dhe për Fjalën tënde të përjetshme... Perëndi bëj që të kuptoj qëllimin që ke për mua, më bëj të kuptoj se je ti duke më folur. Perëndi lutem që do të kem qëndrimin e duhur për të mësuar më shumë dhe për ta mbajtur Fjalën tënde me shumë kujdes që të jetë si llampë në jetën time. Lutem në emrin tënd, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>