11 Nëntor

Komunikimi dhe Vizioni, Mateu 12-13

Komunikimi: Fjalët formojnë një fill mendimi por ama i japin formë jetës.

Te Mateu 12:33–37 Jezusi na mëson rëndësinë e komunikimit. Lideri më i Madh, duket sikur i bën jehonë Fjalëve të Urta 18:21 dhe na ndihmon të kuptojmë se fjalët mbajnë jetën dhe vdekjen:

1. Fjalët transmetojnë fuqi (v. 33–37).
2. Fjalët tregojnë karakterin tonë (v. 33–35).
3. Fjalët caktojnë shpërblimin dhe gjykimin tonë (v. 36, 37).
4. Fjalët japin fryt (v. 33, 35, 36).
5. Fjalët i japin formë të ardhmes tonë (v. 37).

Lideri nuk duhet ta harrojë kurrë fuqinë e fjalëve të tij. Perëndia i dha formë universit me fjalët e Tij (Zan. 1: 2). Ai e mban krijimin me Fjalën e Tij (Hebrenjve 1:3). Ai madje bën mrekulli me anë të fjalëve (Rom. 4:17). Për më tepër, Perëndia na krijoi që t'i arrijmë gjërat me përdorimin e mençur të fjalëve tona.

Kur Komunikon Vizion: Jezusi Përcaktoi Një Mision Më Të Madh Se Jeta

Te Mateu 13 janë disa nga shëmbëlltyrat më të thjeshta, por më të thella të Jezusit në Bibël.
Jezusi është Mjeshtër në komunikimin e vizionit. Historitë e tij të thjeshta ilustrojnë mbretërinë e qiejve. Jezusi na mëson disa baza rreth komunikimit të një vizioni, ëndrre:

1. Thjeshtoje mesazhin (v. 3, 10–13). Bëje të qartë, përsërite shpesh, fokusohu tek ato që di.
2. Shikoje personin (v. 1, 2, 9). Njihe audiencën dhe nevojat e saj; mos u mundo t’i impresionosh.
3. Kape momentin (v. 2, 14–17). Njihi momentet kur njerëzit janë të nxënshëm dhe të pranueshëm.
4. Tregoju të vërtetën (v. 54). Sigurohu që jeta jote i mbështet fjalët e tua.
5. Shih reagimin (v. 51). Sigurohu që audienca po të kupton dhe mund të reagojë.

Cili nga këto parime të duhej më shumë në këtë moment? 
Cila të duket më e lehtë për t'u bërë, cilën shikon si më të vështirë? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>