Vargu i Ditës: "Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua." Galatasve 2:20
E ke imagjinuar si do të ishte jeta jote nëse do të ishe dikush tjetër? Mos e komento, e di që me shumë gjasa e ke bërë. Mund të kenë qenë heronj të ndryshëm nga "Marvel", mund të kenë qenë futbollistë, modele, persona me shumë influencë. Dhe ti, ndoshta do të doje ta kishe jetën e tyre të paktën për një periudhë.
Me raste duam të jemi dikush që nuk mund të jemi dhe me raste duam të jemi dikush që duhet të jemi dhe shumë pak raste duam të jemi vetvetja sepse vetvetja është. Epo e dimë si është, ka disa mangësi, ka disa çështje dhe me raste vetvetja të hap punë me gjërat që thua dhe mendon.
Dikush ka thënë: "Ti mund të pretendosh se je vetëm edhe pse kjo është relative. Në fakt brenda teje jeton një personalitet me kapele të ndryshme."
Cila do që të jetë kapelja jote? A do që brenda teje të jetojë dikush që është plastik dhe që ta marrë era me rrjedhën e shumicës? Apo ndoshta brenda teje ke nevojë që të jetë dikushi që të mban ngrohtë dhe të jep një dorë për t'i bërë gjërat siç duhet? Krishti jeton në ty dhe kjo është kapelja që të duhet në të mirë dhe në të keq. Krishti është ai që tashmë jeton brenda teje sepse vetja e vjetër iku me kryqëzimin e Tij që e dha veten për ty. Si do të ishte për ty nëse këtë vendim ta merrje sot nëse nuk e ke marrë akoma?
Pëshpërit një lutje:
Perëndi faleminderit që e dhe jetën për mua dhe që tashmë je Ti që jeton brenda meje. Faleminderit Perëndi për këtë sakrificë që sot më jep shpresë për të ardhmen, këtu në tokë por edhe në qiell. Lutem që sakrifica jote do t'ja vlejë për shumë e shumë njerëz të tjerë. Në emrin Jezus lutem, Amen!