19 Gusht

Mos U Frikëso; Të Ndihmoj UNË!

Vargu i Ditës: 'Sepse unë, Zoti, Perëndia yt, të zë nga dora e djathtë dhe të them: "Mos u frikëso, unë të ndihmoj". Isaia 41:13

"O ba, kam frikë." Sa herë mund ta kesh thënë këtë kur ke qenë i vogël? Edhe ndoshta disa herë kur je rritur sepse ka patur gjithnjë gjëra të vështira për t'u perceptuar, kuptuar dhe për të marrë disa vendime që nuk kanë qenë edhe aq të thjeshta. 

Ja ku është dora që ti ndjen siguri që të thotë: "Mos ki frikë, ja ku jam unë. të mbaj unë, të ndihmoj unë. më ke mua!" Këto gjëra të vogla në dukje kanë peshë të madhe në jetën e çdo njeriu. Askush nuk është plotësisht i sigurt për gjërat prandaj të duhet zëri dhe prekja në shpatull që të të japë sigurinë apo shtysën që të duhet në një moment të caktuar. 

Dikush ka thënë: "Ka një zë që të shtyn drejt suksesit dhe gjithashtu ka një zë që të shtyn drejt humnerës, ajo që dëgjon në atë moment do të përcaktojë kush do të jesh pas pak minutave!" 

Sa i rëndësishëm që qenka ai zë që të premton që do të jetë me ty dhe do të të ndihmojë të kalosh përmes stuhisë. Cilin zë do të zgjedhësh të dëgjosh? Perëndia thotë se do të zerë nga dora e djathtë dhe të premton se do të ndihmojë dhe ti nuk duhet të frikësohesh. Ky është zëri që të duhet. Ky është premtimi që të duhet.

Pëshërit një lutje: 
Perëndi faleminderit për premtimin tënd. Ti nuk do të më lësh asnjëherë dhe do të më ndihmosh sepse je me mua. Lutem që do ta ngulit në mendje dhe në zemër premtimin tënd sot. Në emrin Jezus, Amen!


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>